Ministria e Shëndetësisë
Asistent Adminsitrativ
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Shëndetësisë

Ministarstvo Zdravstvoa  - Ministry of Health

Divizioni i Burimeve Njerëzore / Divizija za Ljudske Resurse / Human Resources Division

SHPALLJA E REKRUTIMIT

 

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë

Departamenti: Inspektorati farmaceutik

Titulli i vendit të punës: Asistent Administrativ

Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti - 6

Afati i kontratës: Nëpunës i karrierës – me kohë të pa caktuar

Nr. i Referencës: MSh-11/04/2019

Detyrat kryesore:

  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike, përfshirë postën zyrtare, telefonat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e rapoteve të shpenzimeve, si dha hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
  • Përgatit dhe modifikon dokumentet, duke përfshirë korrospodencën, raportet, momerandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin;
  • Pranon dhe shpërndan korrospodencën për mbikëqyrësin, dhe kujdeset për mbarëvajtjen e sajë;
  • Ruan dhe mirëmbanë sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin, si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problem administrativ dhe teknik;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arësyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Shkollimi i kërkuar: Arsimim i mesëm, trajnim përkatës dhe së paku katër (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës,  pa afat të caktuar.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 04.04.2019 deri 18.04.2019

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

TAGS: Ministria e ShendetesisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1953
Kategoria Administratë
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US