Ministria e Shëndetësisë
Inspektor Farmaceutik
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Shëndetësisë

Ministarstvo Zdravstvoa  - Ministry of Health

Divizioni i Burimeve Njerëzore / Divizija za Ljudske Resurse / Human Resources Division

SHPALLJA E REKRUTIMIT

 

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë

Departamenti: Inspektorati Farmaceutik

Titulli i vendit të punës: Inspektor Farmaceutik

Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti - 8

Afati i kontratës: Nëpunës i karrierës – me kohë të pa caktuar

Numri i pozitave: Tre (3)

Nr. i Referencës: MSh-10/04/2019

 

Detyrat kryesore:

  • Monitorimi, përkrahja e zbatimit të politikave, ligjeve, rregulloreve dhe standardeve;
  • Këshillimi dhe konsultimi me Udhëheqësin për procedurat që duhet ndërmarrë  për të gjitha çështjet e fushave të specializuara;
  • Garantimi i përputhshmërisë dhe këshillimi  i prodhuesve dhe qarkulluesve farmaceutik me shumicë dhe pakicë,  farmacistëve me kërkesat e rregulloreve, ligjeve, urdhëresave, udhëzimeve dhe direktivave  në fuqi;
  • Të kryej të gjitha llojet e inspektimeve gjenerale, rutinë, ad-hoc, speciale etj;
  • Të kontrollon dhe monitoron: prodhues të produkteve medicinale, substancave aktive, ekscipientet (tek prodhuesit vendor dhe të jashtëm), qarkullues me pakicë dhe shumicë, kontrollon dhe  monitoron  produktet dhe pajisjet medicinale në: gjitha institucionet tjera shëndetësore  të sektorit publik dhe atij privat, kontrollon të gjitha specifikacionet të përshkruara në formularin e Lejes së importit në pikat doganore;
  • Marrjen e mostrave për testim/analizë dhe në bazë të analizave të vërtetuara në Laboratorin Kombëtar për Cilësi të merr masat  adekuate  të lejimit, ndalimit ose tërheqjen e produktit nga tregu;
  • Siguron të dhënat dhe informatat e nevojshme për personat fizik dhe juridik qe merren me qarkullimin e produkteve dhe pajisjeve medicina1e për arritjen e standardeve te nevojshme per këtë veprimtari; Inspekton qarkulluesit farmaceutik dhe çdo person juridik dhe fizik qe disponon produkte dhe pajisje medicinale;
  • Përmes Kryeinspektorit koordinon punën me AKPPM-ne dhe organet tjera kompetente me qellim te garantimit te cilësisë së produkteve dhe pajisjeve medicinale;
  • Harton planin e punës;
  • Merr përgjegjësinë e plotë dhe gatishmërinë për të gjitha detyrat e dhëna dhe të kërkuara nga Udhëheqësi edhe pas orarit të rregullt të punës sipas nevojës;
  • Merr masa ne pajtim me ligjet ne fuqi me qellim te ruajtjes se shëndetit pub1ik;
  • Raporton në baza ditore javore dhe periodike për punët e kryera tek udhëheqësi.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në farmaci, kimi, biologji, mjekësi, mjekësi veterinare, kimi farmaceutike, teknologji farmaceutike, bazuar në direktivën Evropiane 2001/83, neni 49 dhe Udhëzuesin Evropian mbi Inspektoratin Nr. 313525/2006, i preferueshëm Farmacist.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Së paku 3 ( tri) vite përvojë pune profesionale;
  • Të ketë patentë shofer, kategoria “B”
  • I/e gatshëm të punoj ne ekip, me orar fleksibil dhe në situata të tensionuara;
  • Njohje e punës në kompjuter (MC Word dhe Excel) dhe të kërkimit në intern.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 04.04.2019 deri 18.04.2019.

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

TAGS: Ministria e ShendetesisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

 

 

Shikime 448
Kategoria Farmaci
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US