Agjent/e të Patundshmërive - 4 vende
Jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Real Estate Agent ne Prishtine
PËRGJEGJËSITË:
- Të del në teren dhe të siguroj oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
- Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin e shitjes ose qira dhënies.
- Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetin dhe kufizimet gjeografike.
- Të përgatis përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postoj në sistemin online të shitjes.
- Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
- Të përpilojë raportin e shitjeve.
KËRKESAT DHE AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor në Patundshmëri apo Administrim Biznesi).
- Përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Personalitet i afërt për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre.
- Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
OFERTA:
- Paga baze + Bonus.
- Bonusi atraktiv varësisht nga realizimi i shitjes në përqindje.
- Telefon dhe kompensim të shpenzimeve të tij.
- Automjeti i kompanisë në dispozicion.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me zgjerim në tregun e Ballkanit.
Kandidate e interesuar duhet te dergojne CVn dhe nje foto tek email adresa info@tafingo.com
Afati i fundit per aplikim: 13.08.2022