Down Syndrome Kosova
Menaxher i qendrës ne Prizren
Shpërndaje
	 	 

KONKURS

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i shoqatës është ngritja e dinjitetit të personave me sindromën Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar për respektimin e të drejtave, ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri për këta të fundit

Shoqata Down Syndrome Kosova shpall një vend të lirë pune për pozitën:

Menaxher i qendres ne Prizren  

Kualifikimi dhe eksperienca

  • Diplomë të studimeve themelore në fushën e Menaxhmentit, apo fushave sociale
  • Master / përparësi
  • Së paku 5 vite përvojë pune profesionale, përfshirë 2 vite në nivel drejtues;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, ngritje te fondeve, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga punonjësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin dhe misionin e ojq-ës;
  • Aftësi udhëheqëse, motivuese, komunikuese, dhe menaxhim të performancës;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access,
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Të jetë i/e gatshëm të udhëheqë, menaxhon dhe monitoron aktivitetet e shoqatës me qëllim të realizimit të misionit, objektivave strategjike dhe planin e veprimit të Ojq-ës.
  • Të ketë aftësi të mira në shkrim të projekteve dhe raportim.
  • Të jetë kreativ/e, i/e hapur ndaj problemeve, me angazhimin e duhur, zgjidhje konkrete, gatishmëri për zhvillim/avancim personal.
  • Të jetë fleksibil
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;

Lokaconi: 

  • Prizren

Si të aplikoni ?

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • CV të përditësuar
  • Letër motivimi
  • Subjekti: Aplikim – Menaxher i Qendrës – DSK Qendra Prizren në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org

Afati i fundit për aplikim:

  • jo më larg se me datë 16/04/2019
  • Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen për fazën e ardhshme të rekrutimit.

 

TAGS: Down Syndrome KosovaPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 3249
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC