Akademia Infinit
Trajnim 6 javor “Menaxhimi Modern i Burimeve Njerëzore”
Shpërndaje
	 	 

Trajnim 6 javor “Menaxhimi Modern i Burimeve Njerëzore”

Akademia Profesionale INFINIT hap thirrjen për aplikim në trajnimin e rregullt në degën “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”.

Trajnimi ofrohet nga pedagogët më të mirë, profesionistë nga Kosova dhe Shqipëria.

Menaxhimi i burimeve njerëzore ka të bëjë me sigurimin e aftësive bazë të punonjësve që nevojiten në organizatë.
Zhvillimi i burimeve njerëzore mundëson rritjen dhe zgjerimin e njohurive të stafit përmes trajnimit, duke i ndihmuar njerëzit të avancohen brenda organizatës, duke iu mundësuar atyre që të përdorin më mirë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre (Armstrong 1992).
Guest (1989) propozoi katër objektiva të politikave që e përbëjnë "konceptin e ri të menaxhimit të burimeve njerëzore”.

Këto janë:

1. Inkurajimi i përkushtimit të punëtorëve për të rritur performancën e tyre dhe për të siguruar besnikërinë për organizatën si tërësi;

2. Përqëndrimi në kualitetin e punëtorëve që janë pjesë e organizatës;

3. Sigurimi i fleksibilitetit luan rol të rëndësishëm në mënyrën se si janë të organizuar punëtorët;

4. Integrimi i objektivave organizative në planifikim strategjik.

Pjesëmarrësve në trajnim u mundësohet ndjekja e trajnimit dhe qasja në materiale falas.

Pjesëmarrësit duhet të paguajnë vetëm 49.99 euro (për kosto administrative dhe të materialeve).

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të marrin njohuri teorike dhe praktike.

Pjesëmarrësit të cilët kanë ndjekur trajnimin njëditor mbi menaxhimin e burimeve njerëzore kanë 20% zbritje për të ndjekur trajnimin e rregullt 6 javor.
Temat që do të trajtohen në këtë trajnim janë:

1. Historiku i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

1.1. Menaxhim i Personelit.
1.2. Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i tij në menaxhimin e burimeve njerëzore.
1.3. Marrëdhëniet industriale dhe kontrata kolektive.
1.4. Teoria e sistemeve dhe e kapitalit njerëzor.
1.5. Menaxhimi strategjik i burimeve njerëzore.

2. Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe përcaktimi i standardeve të punës

2.1. Rolet e Departamentit të Burimeve Njerëzore.
2.2. Stafi i Departamentit të Burimeve Njerëzore.
2.3. Rregullimi i orareve të punës.
2.4. Rregullimi i kushteve të punës.

3. Analiza e punës dhe vlerësimi i punës

3.1. Procesi i analizës së punës.
3.2. Përmbajtja e përshkrimit të punës.
3.3. Vlerësimi i punës.
3.4. Planifikimi i burimeve njerëzore dhe karriera.
3.5. Procesi i planifikimit të burimeve njerëzore.
3.6. Teknikat e planifikimit të burimeve njerëzore.
3.7. Planifikimi dhe menaxhimi i karrierës.

4. Rekrutimi dhe Seleksionimi

4.1. Procesi i rekrutimit.
4.2. Burimet dhe metodat e rekrutimit.
4.3. Faktorët që ndikojnë në planin e rekrutimit.
4.4. Procesi i seleksionimit.
4.5. Parimet, vendimet dhe gabimet e seleksionimit.
4.6. Formimi dhe Zhvillimi i Stafit.
4.7. Orientimi i punonjësve.
4.8. Qëllimet, rëndësia dhe llojet e formimit.
4.9. Programi i formimit.

5. Vlerësimi i performancës, menaxhimi i shpërblimit

5.1. Sistemi i vlerësimit të performancës.
5.2. Metodat e vlerësimit të performancës.
5.3. Intervista e vlerësimit.
5.4. Elementët e shpërblimit të përgjithshëm.
5.6. Mekanizmat e përcaktimit të pagës bazë.
5.7. a) Paga në bazë të kohës.
5.7. b) Paga në bazë të zotësisë.
5.7. c) Ndarja e fitimeve.
5.7. d) Llojet kryesore të përfitimeve.

Vendi: Hotel SIRIUS dhe hapësira të tjera të Akademisë.
Data e fillimit: 20.04.2019 (E Shtunë).
Ora:10:00-14:00.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar!
Pas përzgjedhjes do të pranoni e-mail konfirmues me të gjitha informacionet e nevojshme të trajnimit.
Në fund të trajnimit do të certifikoheni.

AFATI PËR APLIKIM: 19.04.2019, ora 18:00.

APLIKO KËTU:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdJe0dDTcDyjVMBW7l5JJj0dwzApCYGyqG6F6zkQ56ZUiJddA/viewform?vc=0&c=0&w=1

Akademia Profesionale INFINIT
Adresa: Rr. Shaban Polluzha, Nr. 19/1, Prishtinë (prapa Teatrit, afër TEB bank).
E-mail: trajnimet.akademiainfinit@gmail.com
Tel: 049 347 747 / 045 670 035
Fanpage: Akademia Profesionale Infinit
Web: http://infinitacademy.org/

TAGS: Akademia InfinitPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 3369
Kategoria Edukim
Skadon 1 ditë
Orari
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US