Ministria e Punëve të Jashtme
Zyrtar/e i/e Lartë për Traktate
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inistranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs

Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme/Odeljenje za Finansije i Opšte Usluge/Department of Finance and General Services  

 Divizioni për Burime Njerëzore/ Divizija za Ljudske Resurse/Division of Human Resources

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Punëve të Jashtme, shpall:

KONKURS

 

Një (1) Zyrtar/e i/e Lartë për Traktate

Departamenti/Zyra: Divizioni për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare/ Departamenti  për Çështje Ligjore dhe Traktate

Nr. i referencës: MPJ-DTMN-001/03

Koeficienti: 8   

Detyrat Kryesore:

  • Mbikëqyrë zbatimin e traktateve dhe konventave ndërkombëtare në Kosovë;
  • Bashkërendon procesin e negocimit dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat hyjnë në mandatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe bashkërendon procesin e hyrjes në fuqi të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare;
  • Interpreton marrëveshjet ndërkombëtare dhe ofron këshilla lidhur me zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ne sistemin ligjor te Kosovës;
  • Interpreton memorandumet e bashkëpunimit dhe ofron këshilla lidhur me zbatimin e tyre ne sistemin ligjor të brendshëm të Institucioneve të Kosovës;
  • Bën raportime për institucionet e tjera përkatëse për të dhënat mbi zbatimin e traktateve dhe konventave ndërkombëtare në Kosovë;
  • Bën koordinimin e bashkëpunimit me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare në fushën e traktateve dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare;
  • Bashkërendon dhe ndërlidh punët sipas nevojës me zyrtarët e tjerë të Departamentit për çështje ligjore dhe traktate;
  • Kryen të gjitha punët tjera të cilat i përcaktohen nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt, lidhur me detyrat e vendit të punës.

Shkathtësitë e kërkuara

  • Trajnime profesionale;
  • Aftësi të mira analitike;
  • Aftësia për të punuar nën presion;
  • Etikë pune dhe nivel të lartë integriteti;
  • Njohja e gjuhës angleze e obliguar, përparësi edhe gjuhët tjera

Kualifikimet dhe përvoja e punës:

  • Diplomë universitare në fakultetin juridik, master i preferueshëm;
  • Të paktën tri (3) vite përvojë pune profesionale;

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve

Kohëzgjatja e emërimit është pa afat - të përhershme (e karrierës) si dhe kohëzgjatja e periudhës provuese është 12 muaj, për  pozitat e shpallura me këtë konkurs;

Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, zyra nr. 103  ,ish- ndërtesa e Eulexit (rruga Luan Haradinaj, 32) gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga Ueb-Faqja e internetit të MPJ-së.

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat dhe Vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime etj, mund të dorëzohen:

  • Drejtpërdrejtë në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, dhe
  • Përmes postës.

Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pakompletuar dhe i plotësuar gabueshëm, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do të merret në konsiderim.

Kandidatët duhet të dorëzojnë aplikacione me të dhëna të sakta. Në rast të mosplotësimit të këtyre kërkesave, ose ofrimit të informatave jo të sakta, aplikacioni refuzohet, gjithashtu përdorimi i formularëve jozyrtar rezulton në refuzimin e menjëhershëm të aplikimit.

Aplikacionet e pranuara pas afatit të caktuar, konsiderohen të pranueshme nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar(postuar) para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.

Kohëzgjatja e emërimit-punësimit bëhet në përputhje me LSHCK, në të cilën është e përfshirë periudha e punës provuese prej një (1) viti.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë do të kontaktohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit dhe do të jetë i hapur nga data: 02.04.2019, deri më:16.04.2019, në ora 16:00.

Për informata shtesë mundë të kontaktoni Zyrën e Personelit të MPJ-së, në telefonin: 038 200 77-073 dhe 038 200 77-118.

Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe në Ueb-Faqen  e Ministrisë: www.mfa-ks.net

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë.

 

TAGS: Ministria e Puneve te JashtmePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 541
Kategoria Të tjera
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US