Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Me qëllim të plotësimit të vendit të punës, shpallë:

K O N K U R S

  1. Menaxher i Rrjeteve Sociale – (1) një pozitë

Vendi i Punës: Prishtinë

Detyrat kryesore:

  1. Ekzekuton strategjinë e marketingut të Korporatës, në rrjete sociale;
  2. Krijon dhe modifikon përmbajtje të ndryshme për qëllime të publikimit të rrjete sociale;
  3. Publikon krijimet në të gjitha faqet digjitale të korporatës;
  4. Është përgjegjës për marketingun digjital;
  5. Përgatitë dizajne grafike në baza ditore, për nevoja të korporatës;
  6. Merr pjesë në hartimin dhe implementon strategjisë së marketingut;
  7. Kontribuon në hartimin dhe rishikimin e buxhetit vjetor të marketingut;
  8. Monitoron performancën dhe menaxhimin e fushatave në mediat sociale;
  9. Detyra tjera që janë në funksion të përmbushjes së detyrave nga ana e tij apo i kërkohen nga Menaxhmenti.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar nivelin bachelor në marketing apo dizajn grafik. Niveli Master në njërin prej profileve është përparësi;
  • Njohja dhe përvoja në dizajn grafik është e domosdoshme;
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në të njëjtën fushë;
  • Të jetë kreativ dhe me fokus të veçantë në detaje;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe hulumtuese;
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Përvoja dhe njohja e fushës së tregtisë dhe shitjes është përparësi;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil

Ne ofrojmë:

Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
Orar 8 orësh;
Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
Sigurim shëndetësor;
Punë nga e hëna në të premten;
Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës dhe Udhëtim për në dhe nga puna.

CV-në dhe dëshmitë për shkollimin dhe përvojën tuaj mund t’i dërgoni në  adresën elektronike: Info@liridoni-kos.com, të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 20 korrik 2022.

Aplikacionet e dërgura me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 6,963
Kategoria Menaxhment
Skadon 20/07/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management