Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Koordinator i Marketingut

LIRiDONI
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Me qëllim të plotësimit të vendit të punës, shpallë:

  1. Koordinator i Marketingut – (1) një pozitë

Vendi i Punës: Prishtinë

Detyrat kryesore:

  1. Koordinon marketingun e brendshëm dhe kulturën e Korporatës;
  2. Merr pjesë në hartimin dhe implementon strategjitë e marketingut;
  3. Kontribuon në hartimin dhe rishikimin e buxhetit vjetor të marketingut;
  4. Ndihmon në monitorimin e fushatave të marketingut në bashkëpunim me Departamentin e Shitjes;
  5. 5. Implementon projektet e marketingut për brendet e kompanisë;
  6. Përgatit plane veprimi për të identifikuar klientë të rinj dhe mënyra në qasjen e tyre, ndërton marrëdhënie me mediat dhe palët e interesuara (partnerët e mundshëm) përmes strategjive kreative;
  7. Monitoron performancën dhe menaxhimin e fushatave në mediat sociale;
  8. Merrë pjesë në organizimin dhe mbikëqyrjen e promocioneve në mënyrë të vazhdueshme,
  9. Detyra tjera që janë në funksion të përmbushjes së detyrave nga ana e tij apo i kërkohen nga Menaxhmenti.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar nivelin bachelor në marketing. Niveli Master në të njëjtin profil është përparësi;
  • Të ketë së paku tre (3) vite përvojë pune në marketing. Përvoja në kompani të distributimit është përparësi;
  • Të jetë kreativ dhe me fokus të veçantë në detaje ;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe hulumtuese;
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Përvoja dhe njohja e fushës së tregtisë dhe shitjes është përparësi;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
Orar 8 orësh;
Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
Sigurim shëndetësor;
Punë nga e hëna në të premten;
Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;
Automjet në shfrytëzim;

CV-në dhe dëshmitë për shkollimin dhe përvojën tuaj mund t’i dërgoni në  adresën elektronike: Info@liridoni-kos.com, të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 20 korrik 2022.

Aplikacionet e dërgura me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 6,093
Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 20/07/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management