Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZITA: Rrobaqepëse në Teshavesha

Dyqani i bamirësisë “Teshavesha” ka shpallur një pozitë të hapur për punë.

TeshaVesha është në kërkim të (1) ‘Rrobaqepës/i/e me përvojë pune.

Teshavesha ka për mision ngritjen e fondeve për mbështetjen e programeve të shëndetësisë të Fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ në kuadër të Republikës së Kosovës; hapjen e vendeve të reja të punës për gra të marxhinalizuara; riciklimin e materialeve dhe produkteve të tekstilit në Kosovë.

Action for Mothers and Children (AMC) është një fondacion jo fitimprurës me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e nënave dhe fëmijëve dhe të përmirësojë kujdesin shëndetësor ndaj nënave në Republikën e Kosovës përmes zhvillimit të sistemeve më të mira për kujdesin e grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre.

PËRGJEGJËSITË E PËRGJITHSHME:

Si Rrobaqepës/e ju jeni përgjegjës/e për të qepur rrobat me materiale të cilat i posedojmë, të bëhet riparimi i qepjses së rrobave sipas nevojës.

KUALIFIKIMET:

  • Kandidatja/i duhet të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
  • Përvojë pune minimum 2 vit me makinë të qepjes;
  • Kualifikime teknike apo certifikatë në fushën e rrobaqepsisë është e preferuar;
  • Aftësi të mira organizative dhe aftësi të punojë në ekip;

Shënim: Action for Mothers and Children përmes rregulloreve të brendshme për resurset njerëzore, përkujdeset që të respektohen të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara të njeriut, dhe zotohet për zbatimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve si dhe atyre kundër ngacmimit dhe abuzimit në vendin e punës.

Kandidatët e interesuar luten t`i dërgojnë CV-të në jobs@amchealth.org me titullin “Aplikim për pozitën Rrobaqepës/e” deri më 29 Korrik 2022. Për informacione shtesë mund të kontaktoni ne 049 692 572.

Shikime 7,121
Kategoria Tekstil, Lëkurë, Industri Veshëmbathjeje
Skadon 29/07/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management