Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalPOZITA: ASISTENT/E LOGJISTIKE
ORËT E PUNËS: Gjysëm orar
Action for Mothers and Children (AMC) është një fondacion jo fitimprurës me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e nënave dhe fëmijëve dhe të përmirësojë kujdesin shëndetësor ndaj nënave në Republikën e Kosovës përmes zhvillimit të sistemeve më të mira për kujdesin e grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre.
Ne besojmë që çdo nënë dhe fëmijë kanë të drejtë për një jetë të shëndetshme, pavarësisht se ku jetojnë apo çfarë gjendje ekonomike kanë. Duke zhvilluar dhe zbatuar programe që përmirësojnë kujdesin shëndetësor të nënave dhe foshnjave të tyre, numri i vdekshmërisë së fëmijëve mund të ulet ndjeshëm. Ne synojmë që të zhvillojmë dhe zbatojmë programe të kujdesit shëndetësor që janë të qëndrueshme, me cilësi të lartë dhe që ngritin kapacitetet e personelit shëndetësor në vend.
PËRGJEGJËSITË E PËRGJITHSHME
Si Asistent/e Logjistike ju jeni përgjegjës/e për të asistuar me punët logjistike në zyre dhe terren, me fokus organizimin e transportin për stafin e AMC-së si dhe blerjen dhe shpërndarjen e pajisjeve dhe mallrave të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës. Asistenti/ja Logjistike sigurohet se të gjitha detyrat që ndërlidhen me transport, prokurim, asete dhe siguri të zyrës menaxhohen në mënyrë efektive dhe konform rregulloreve të brendshme të AMC-së.
ASISTENTI/JA LOGJISTIK KA KËTO PËRGJEGJËSI:
KUALIFIKIMET:
Shënim: Action for Mothers and Children përmes rregulloreve të brendshme për resurset njerëzore, përkujdeset që të respektohen të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara të njeriut, dhe zotohet për zbatimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve si dhe atyre kundër ngacmimit dhe abuzimit në vendin e punës.
Kandidatët e interesuar luten t’i dërgojnë CV-të, dy referenca te shkruara dhe patentë shoferin tek jobs@amchealth.org me titullin “Aplikim për pozitën Asistent i Logjistikes ,” deri më 29 Korrik 2022.