Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalPrishtinë 28/06/2022
Nr. Ref. RfQ 02-06/22Lënda: Marrëveshja kornizë me shumë kontraktorë – Kërkesë për Kuotim: Akomodimi dhe shërbime për sallat e konferencave Mbi Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë
“Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë” është projekt i financuar nga BE-ja që implementohet nga konsorciumi i përbërë nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), Qendra Holandeze për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) dhe Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike e Kroacisë. Projekti synon të mbështesë reformat e sektorit të drejtësisë në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë fton ofertuesit e kulaifikuar dhe ofruesit e shërbimit në industrinë e hotelerisë që të konsiderohen për marrëveshje kornizë me shume kontraktorë. Hollësitë e kuotimit për akomodim dhe shërbime që lidhen me konferencat siç janë specifikuar në Shtojcën 1 - Specifikacionet teknike.
Qëllimi i detyrës është që në mënyrë konkurruese të bëhet identifikimi i ofruesve të shërbimeve, me të cilët mund të lidhet një marrëveshje kornizë për ofrimin e shërbimit të akomodimit dhe përdorimin e sallave të konferencave në zonën e Prishtinës.
Autoriteti kontraktor do të krijojë një Marrëveshje Kornizë me shumë kontraktorë, me një maksimum prej 3
ofruesve të shërbimeve. Kontrata është e ndarë në dy pjesë (Pjesa 1: Akomodimi; Pjesa 2: Shërbime për sallat e konferencave, me mundësinë e tenderimit për njërën apo për të dyja pjesët.
Për tu kualifikuar për ofertim, kërkohen dokumentet në vijim:
Në rast se oferta juaj zgjidhet, synohet të lidhet një Marrëveshje Kornizë deri më 31 Janar 2024 me mundësi zgjatjeje deri në 2 herë (1 herë për 6 muaj) në rast se projekti vazhdohet. Kontrata pritet të fillojë më 01.08.2022. Vëllimi i parashikuar për Pjesën 1: Pritet të porositen gjithsej rreth 100 netë akomodim në dhoma teke, për periudhën deri në fund të projektit.
Vëllimi i parashikuar i porosisë për Pjesën 2: Është planifikuar të zhvillohen rreth 72 ngjarje në total me një mesatare prej 30 pjesëmarrësish për çdo ngjarje.
Nëse kompania juaj përzgjidhet për kontraktim, do të kërkohet nga ju që brenda tre ditëve të punës pas kërkesës, t’i dorëzoni dokumentet e mëposhtme:
Nëse ofertuesit kanë borxhe ndaj ATK-së, por kanë marrëveshje me ATK-në për pagesën e këtyre borxheve me këste dhe pagesat janë kryer sipas marrëveshjes së tillë, ofertuesi do të konsiderohet i kualifikuar për këtë procedurë të prokurimit.
Më tej, duke dorëzuar një ofertë, kompania juaj pohon se nuk gjendet në asnjërën nga situatat e mëposhtme:
JU LUTEM, KENI PARASYSH SE KY NUK ËSHTË URDHËRBLERJE
KRITERET PËR PËRZGJEDHJE
Pjesa 1: Çmimi 70 % - 70 pikë për çmimin më të ulët, të gjitha ofertat e tjera të çmimeve do të marrin pikë në raport me çmimin më të ulët. Cilësia e ofertës 30%: Të gjitha kategoritë e tjera do të marrin maksimumi 10 pikë: 10 pikë për cilësi shumë të lartë, 8 pikë për cilësi të lartë, 6 pikë për cilësi të mirë, 4 pikë për cilësi mesatare, 2 pikë për cilësi të ulët dhe 0 pikë për cilësi shumë të ulët).
Pjesa 2: Çmimi 60 % - 60 pikë për çmimin më të ulët, të gjitha ofertat e tjera të çmimeve do të marrin pikë në raport me çmimin më të ulët; Cilësia e ofertës 40 % - maksimumi 10 pikë jepet për secilën kategori të renditur në tabelën më poshtë: 10 pikë për cilësi shumë të lartë, 8 pikë për cilësi të lartë, 6 pikë për cilësi të mirë, 4 pikë për cilësi mesatare, 2 pikë për cilësi të ulët dhe 0 pikë për cilësi shumë të ulët).
Çmimi i propozuar nga Ofertuesi duhet të përfshijë TVSH-në (nëse është e aplikueshme), por ju lutem, për informimin tuaj, Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë si projekt i financuar nga BE-ja, është i përjashtuar nga pagesa e TVSH-së sipas nën-paragrafit 2.1 të nenit 30 të ligjit nr.05/L. -037 për TVSH-në dhe në bazë të nën-paragrafit 3.1 të nenit 33 të ligjit nr.05/L-037 për TVSH-në.
Kërkesa për Specifikacionet Teknike dhe çdo kërkesë tjetër për informacion dhe sqarime duhet të drejtohen vetëm me shkrim, në e-mail adresat e mëposhtme:info@eukojust.eu, cc: sara.seferi@eukojust.eu, dhe rondinella.gashi@eukojust.eu, më se largu deri të premten, 15 korrik, 2022.
Data / koha e mbylljes
Ofertat duhet të dorëzohen në format pdf tek kontaktet e mësipërme, me temën: Akomodimi dhe shërbimet e lidhura me konferencën, më së voni deri të mërkurën, 20 korrik 2022, ora 16:00.
INFORMACION I RËNDËSISHËM LIDHUR ME DHËNIEN E KONTRATAVE SPECIFIKE SIPAS MARRËVESHJES kornizë
Marrëveshja Kornizë jodetyruese do të lidhet me tre ofertuesit e renditur më të lartë në mënyrë që t'i përfshijë ata në grupin e ofruesve të shërbimeve për projektin. Përfundimi i një Marrëveshje Kornizë nuk është një garanci për një renditje minimale të shërbimeve. Marrëveshja Kuadër përbën bazën për porositë individuale të bëra nga projekti me Kontraktorin. Në këtë drejtim, porositë individuale do të vendosen në rendin e tre ofruesve më të suksesshëm që rezultojnë nga informacioni i tenderit. Nëse ofruesi më i suksesshëm nuk është i disponueshëm, ofruesi i radhës i renditur nga grupi do të kontaktohet për të ofruar shërbimin e tyre dhe do të bëhet porosia individuale. Në rast se projekti kërkon një vend konferencash si dhe shërbime akomodimi për një ngjarje të caktuar, porosia për të dy pjesët do të bëhet sipas renditjes së kontraktorëve për pjesën 2, duke mos marrë parasysh renditjen për pjesën 1, për t'u siguruar që vendi i akomodimit të pjesëmarrësve dhe vendi i konferencës janë në të njëjtin vend.
Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë rezervon të drejtën për dhënie të kontratës pa diskutim (negocim), bazuar në propozimet fillestare.
Për të parë dokumentin në gjuhën Angleze klikoni këtu
Për të parë dokumentin në gjuhën Serbe klikoni këtu