Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozicioni: Depoist

Lloji i punës: Kohë e plotë

Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë

Përgjegjës për ndjekjen e operacioneve të përditshme në magazinë në përputhje me të gjitha procedurat standarde të operimit që garantojnë cilësinë, përputhshmërinë dhe saktësinë. Këtu përfshihet njohja e procedurave, zbatimi i përpiktë i tyre dhe shpejtësia në veprim për të ruajtur rendimentin e punës.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Pranimi i produkteve në magazinë, duke kontrolluar dokumentacionin, faturat shoqëruese, kushtet e transportimit të produkteve, kutitë nëse kanë dëmtime, etj.
  • Regjistrimi i produkteve të hyra në magazinë.
  • Shpërndarja e produkteve në zonat e caktuara në magazinë, duke mbajtur në konsideratë afatet e skadencave.
  • Pullosja/etiketimi i produkteve.
  • Monitorimi i stock-ut, inventarizimi. Kontrolli periodik i produkteve për të evidentuar barnat të cilëve u afrohet data e skadencës.
  • Përgatitja e porosive për farmacitë.
  • Regjistrimi i produkteve të dala nga magazina.
  • Kryerja e veprimeve të nevojshme për porositë / produktet e kthyera.

Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:

  • Të paktën arsim i mesëm, preferohet në shkencat e natyrës ose fushat e lidhura me mjekësinë.
  • Të ketë punuar më parë në depo farmaceutike ose të ketë punuar të paktën 5 vjet në një depo ushqimore ose suplemente.
  • Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve.
  • Aftësi të shkëlqyera planifikuese dhe organizuese. Person kreativ, me orientim drejt gjetjes së zgjidhjeve dhe gjenerimit të risive.
  • Besim në punën dhe vlerat që i jep shoqërisë si dhe aftësi për të vendosur standarde dhe objektiva të larta për punën individuale si dhe të bashkëpunëtorëve.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të përcjellin një CV në adresën:  

hr@deltapharma-al.com

Shikime 8,696
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 28/07/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management