Për klientin, jemi duke kërkuar:
Shitës në terrenin e Kosovës për pajisje hidraulike
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Prezanton, promovon dhe shet produkte/shërbime për klientët ekzistues dhe të mundshëm.
- Kryen analizën e kosto-përfitimit dhe nevojave të klientëve ekzistues/potencial për të përmbushur nevojat e tyre.
- Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie pozitive biznesi me klientët.
- Arrin objektivat dhe rezultatet e shitjeve të dakorduara brenda planit te caktuar nga kompania.
- Analizon potencialin e territorit/tregut, gjurmon shitjet dhe përgatitë raportet e nevojshme.
- Ben menaxhimi e furnizimit në raport me nevojat e klientëve.
Kërkesat:
- Së paku pesë vite përvojë pune.
- Nivel i mirë i gjuhës angleze.
- Njohuri për shërbimet hidraulike.
- Eksperiencë në projektimin dhe ndërtimin e sistemeve hidraulike, kanalizime dhe ngrohjeve.
Apliko duke dërguar CV-në tënde në email in info.ks@dekra.com