Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Kërkesë për kuotim për Dizajnim dhe Zhvillim të Softuerit për Menaxhimin e Dosjeve Elektronike të Gjyqtarëve

EUKOJUST
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Prishtinë 24/06/2022
Ref. Nr. RfQ 01-06/22

Lënda: Kërkesë për kuotim për Dizajnim dhe Zhvillim të Softuerit për Menaxhimin e Dosjeve Elektronike të Gjyqtarëve

Për Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

“Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë” është projekt i financuar nga BE-ja që implementohet nga konsorciumi i përbërë nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), Qendra Holandeze për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) dhe Ministria e Drejtësisë dhe  Administratës Publike e Kroacisë.

Projekti synon të mbështesë reformat e sektorit të drejtësisë në Kosovë,  në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë kërkon kuotimin për Dizajn dhe Zhvillim të Softuerit për menaxhimin e dosjeve elektronike për gjyqtarë, në përputhje me Termat e Referencës ku jepen në detaje detyrat, kërkesat dhe afatet kohore për shërbimin e kërkuar.

Ju lutem vini re se kontrata që do të lidhet si rezultat i kësaj procedure të prokurimit, do të jetë një marrëveshje trepalëshe, që do të nënshkruhet ndërmjet EUKOJUST, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kompanisë së përzgjedhur.

Kuotimi juaj duhet të jetë i vlefshëm për 60 ditë pas mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave.

Për tu kualifikuar për ofertim, kërkohen dokumentet në vijim:

  • Certifikata e Numrit Unik të Identifikimit të Biznesit
  • Certifikata për TVSH-në, nëse është e aplikueshme .

Dorëzimi i referencave nga përvojat e mëparshme, konsiderohet përparësi.

Për më tepër, ju lutem keni parasysh se nëse kompania juaj përzgjidhet për kontraktim, do të kërkohet nga ju që brenda tre ditëve të punës pas kërkesës, ti dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • Vërtetimin Tatimor, si dëshmi që kompania juaj nuk ka obligime të pashlyera tatimore.

Nëse ofertuesit kanë borxhe ndaj ATK-së, por kanë marrëveshje me ATK-në për pagesën e këtyre borxheve me këste dhe pagesat janë kryer sipas marrëveshjes së tillë, ofertuesi do të konsiderohet i kualifikuar për këtë procedurë të prokurimit.

Më tej, duke dorëzuar një ofertë, kompania juaj pohon se nuk gjendet në asnjërën nga situatat e mëposhtme:

  • është e falimentuar, i nënshtrohet procedurave të falimentimit ose mbylljes, pasuritë e saj administrohen nga një likuidues ose nga një gjykatë, është në marrëveshje me kreditorët, aktivitetet e biznesit janë pezulluar ose gjendet në ndonjë situatë analoge që rrjedh nga një procedurë e ngjashme e parashikuar me ligjin e Bashkimit ose atë vendor;
  • kompania është fajtore për shkelje të rënda profesionale duke shkelur ligjet ose rregulloret në fuqi ose standardet etike të profesionit të cilit i përket kompania, ose duke u përfshirë në ndonjë sjellje të gabuar që ka ndikim në besueshmërinë e saj profesionale, kur një sjellje e tillë tregon qëllim të gabuar ose neglizhence të madhe;
  • kompania është fajtore për mashtrim / korrupsion/ sjellje në lidhje me një organizatë kriminale / pastrim parash ose financim terrorizmi / vepra terroriste ose vepra të lidhura me aktivitete terroriste / detyron fëmijë të punojnë ose vepra të tjera në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore.
  • ka shfaqur mangësi të konsiderueshme në përmbushjen e detyrimeve kryesore në përmbushjen e një kontrate ose një marrëveshjeje të financuar nga buxheti i Bashkimit, gjë që ka çuar në përfundimin e parakohshëm të saj ose në aplikimin e dëmeve të likuiduara ose ndëshkimeve të tjera kontraktuale, ose që është zbuluar pas kontrolleve, auditimeve ose hetimeve nga një autoritet kontraktues, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ose Gjykata e Auditorëve;
  • kompania ka krijuar një entitet nën një tjetër juridiksion, me qëllim të anashkalimit të detyrimeve fiskale, sociale ose çdo detyrim tjetër ligjor në juridiksionin e zyrës së saj të regjistruar, administratës qendrore ose vendit kryesor të biznesit.

JU LUTEM, KENI PARASYSH SE KY NUK ËSHTË URDHËRBLERJE

Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë rezervon të drejtën për dhënie të kontratës pa diskutim (negocim),  bazuar në propozimet fillestare.

ÇMIMI

Çmimi i propozuar nga Ofertuesi duhet të përfshijë TVSH-në (nëse është e aplikueshme), por ju lutem, për informimin tuaj, Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë si projekt i financuar nga BE-ja, është i përjashtuar nga pagesa e TVSH-së sipas nën paragrafit 2.1 të nenit 30 të ligjit nr.05/L. -037 për TVSH-në dhe në bazë të nën-paragrafit 3.1 të nenit 33 të ligjit nr.05/L-037 për TVSH-në.

Kërkesa për Termat e Referencës dhe çdo kërkesë tjetër për informacion dhe sqarime duhet të drejtohen vetëm me shkrim, në e-mail adresat e mëposhtme: info@eukojust.eu, cc: sara.seferi@eukojust.eu, rondinella.gashi@eukojust.eu, ahmeti@irz.de dhe schmieder@irz.de, më së voni deri të premten, më 15 korrik 2022.

Data / koha e mbylljes

Propozimet duhet të dorëzohen në adresat e lartpërmendura,  në formatin pdf., me titull: Dizajnimi dhe zhvillimi i softuerit për menaxhimin e dosjeve elektronike të gjyqtarëve, më së voni deri të mërkurën, më 20 korrik 2022, në orën 16:00.

Për të parë dokumentin në gjuhën Angleze klikoni këtu

Për të parë dokumentin në gjuhën Serbe klikoni  këtu

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management