Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita: Agjent i Shitjes

Lokacioni: Regjioni i Therandës

Data e Hapjes: 24.06.2022

Data e Mbylljes: 03.07.2022

Shkollimi: Diplomë Bachelor

Njohuri e Gjuhës: Anglisht

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi, menaxhimi dhe rritja e portofolit të klientëve;
  • Idenfitikimi i klientëve të rinj dhe mbajtja e atyre ekzistues;
  • Prezentimi i produkteve/shërbimeve të ofruara nga banka dhe të sigurohet që klientët vazhdimisht të informohen për produktet e reja;
  • Përgatitja e marrëveshjeve të kredive dhe të gjitha kontratave përkatëse gjatë financimit të klientëve;
  • Të jap përgjigje ndaj nevojave të klientëve duke ofruar zgjidhje të shpejta;
  • Të fokusohet në shitje të ndërthurura/kryqëzuara (cross-selling) për të arritur objektivat e të ardhurave nga interesi dhe jo-interesi;
  • Të analizoj, hulumtoj dhe kuptoj tregun dhe konkurrencën;
  • Të vizitoj dhe të kontaktojë rregullisht klientët, për të përgatitur raporte për eprorët dhe departamentet përkatëse në lidhje me vizitat e kryera;
  • Të raportoj tek eprorët zhvillimet e portofolit.

Kualifikimet:

  • Diplomë baçellor në Fakultetin Ekonomik, Administrim Biznesi, ose Banka dhe Financa;
  • Minimum 3 vite përvojë në sektorin bankar retail, veçanërisht në mbledhjen e depozitave;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, në të folur dhe aftësi ndërpersonale të komunikimit;
  • Aftësi organizative për të punuar në mënyrë të pavarur dhe ekipore;
  • Aftësi për të menduar në mënyrë kritike, aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe raportimeve;
  • Nivel i avansuar i gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur (preferohet njohja e gjuhës turke);
  • Patent shoferi (kategoria B).

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/

Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.

Shikime 2,213
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 03/07/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Therandë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management