Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Banka TEB është një ndër bankat me reputacionin më të mirë për sa i përket zhvillimit të punëtorëve të
vet në afarizmin bankar duke pasur si bazë zhvillimet dhe edukimet e BNP Paribas në formimin e karrierës
dhe trajnimeve të punëtorëve në grupin e vet.
TEB tani po kërkon student në fazën e fundit të studimeve apo të diplomuar për t’u angazhuar si
Praktikant për KYC për degët në Shadërvan, Mitrovicë, Ferizaj dhe Fushëkosovë.

Përgjegjësi e praktikantit/es është:

-Të jetë palë kryesore e interesit të procesit të vazhdueshëm të vigjilencës.
-Të mbaj përgjegjësinë kryesore për monitorimin e aktivitetit të klientit dhe gjenerimin e “UARve (Raportimi i Aktivitetve te Pordorusit ) kur lind ndonjë dyshim lidhur me pastrimin e parave (PP) dhe financimin e terrorizmit (FT).
-Të përgjigjet ndaj Kërkesave për informim të gjeneruara nga Analist /Hetues TM në përputhje
me afatet kohore të përcaktuara.
-Të ekzekutoj ndërprerjen e marrëdhënies së klientit sipas udhëzimeve të Pajtueshmërisë.
-Të jetë pikë e kontaktit (PVK) me klientin për çështjet PPP (parandalimi i pastrimit të parave) dhe LFT (luftimi i financimit të terrorizmit).
-Të kryej verifikimin e duhur të sanksioneve sipas Politikës Globale të Sanksioneve.

Kualifikimet e kërkuara:

-Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente.
-Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij.
-T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare.
-Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese .
-Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira.
-Njohuri të mira të MS Office.
-Efikas në punë ekipore.
-Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze.

Linku për aplikim është : https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është
30.06.2022. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm
kandidatët e përzgjedhur.

Shikime 1,709
Kategoria Banka
Skadon 30/06/22 (1 ditë)
Orari Intern
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management