Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Zyrtar për Siguri të Informacionit
- Departamenti i Sigurisë së Informacionit (1 vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Zbaton, planifikon dhe administron aktivitetet në lidhje me sigurinë e sistemit informativ të Bankës;
- Kryen vlerësime te rrezikut për te identifikuar rreziqet ne vazhdimësi që kanosin sigurinë e informacionit dhe rrjedhjen e të dhënave;
- Kryen vlerësimin e kontrolleve të rregullta të sigurisë dhe vlerëson rezultatet e vlerësimit të rrezikut;
- Menaxhon sistemet mbrojtëse (detektive dhe preventive) duke konfiguruar rregullat dhe njoftime elektronike;
- Ndihmon në zhvillimin dhe implementimin e strategjisë të sigurisë së informacionit në bashkëpunim me mbikëqyrësin direkt;
- Ndihmon në implementimin dhe mirëmbajtën e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë të Informacionit (ang. ISMS) të bankës;
- Ndihmon në adaptimin dhe zbatimin e praktikave ndërkombëtare si ISO 27001;
- Zhvillon dhe ekzekuton planet për adresuar/minimizuar rreziqet e vazhdueshëm që kanosin sigurinë e informacionit;
- Ndihmon në krijimin e materialeve sensibilizuese dhe programeve trajnuese për sigurinë e informacionit për të rritur ndërgjegjësimin tek punonjësit e bankës;
- Harton, implementon, dhe rishikon politikat, procedurt, dhe manualet e sigurisë së informacionit;
- Kryen vlerësime te sigurisë te informacionit të palëve të treta dhe siguron se furnitorët zbatojnë kontrollet e sigurisë ne përputhje me politikat dhe procedurat e bankës;
- Vepron ndaj incidenteve të sigurisë të informacionit duke identifikuar dhe ekzekutuar veprimet e duhura ndaj çështjeve që paraqesin rrezik për sigurinë e informacionit;
- Punon ngushtë me anëtarët e tjerë të Departamentit Sigurisë të Informacionit dhe Departamentit të Teknologjisë të Informacionit për të arritur objektivat e institucionit karshi sigurisë të informacionit dhe mbrojtjes te të dhënave;
- Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet ;
- Fakulteti Shkencat kompjuterike apo të ngjashme;
- Së paku një (1) vit përvojë pune në lëmin sigurisë se informacionit (në mungesë të përvojës të punës, certifikimet adekuate në fushën e sigurisë të informacionit do të merren parasysh si zëvendësim të kërkesës për përvojë pune);
- Kuptimi i teknologjive aktuale dhe trendeve në fushën e sigurisë kibernetike;
- Njohja e Gjuhës Angleze .
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë 30 Qershor 2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.