Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Teknik për Mbrojtjen e të Dhënave
- Departamenti i Sigurisë së Informacionit (1 vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Identifikon dhe vlerëson aktivitetet e përpunimit të të dhënave të kompanisë në sistemet e bankës;
- Menaxhon me sistemet e bankës për mbrojtjen e te dhënave dhe informacionit;
- Shërben si person kryesor për menaxhimin e qasjeve (qasje te reja, ndryshim i qasjeve, dhe ndalim i qasjeve);
- Në baza të rregullta periodike rishikon qasjet sipas matricave të aprovuara;
- Monitoron konfigurimet e sistemeve ku ruhen te dhënat dhe informacionet;
- Kryen vlerësime te rrezikut për te identifikuar rreziqet që kanosin mbrojtjen e të dhënave;
- Implementon sisteme/aplikacione mbrojtëse për te minimizuar rrjedhjen e informacionit;
- Monitoron politikat dhe procedurat e Departamentit në kuadër të administrimit të të dhënave brenda kompanisë;
- Ofron këshilla dhe udhëzime se si të bëhen vlerësimet e ndikimit në mbrojtjen e të dhënave në sistemet e bankës;
- Ndihmon në implementimin dhe mirëmbajtjen e kornizës të menaxhimit të sigurisë së informacionit (Ang. Information Security Management System);
- Kryen kontrolle me vetiniciativë, ka të drejtë të konsultojë, të heq, të transkriptojë ose të kopjojë të dhëna personale të cilat i ndesh gjatë kontrolleve në harmoni me dispozitat ligjore;
- Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet ;
- Fakulteti Shkencat kompjuterike apo të ngjashme;
- Preferohet përvoja e punës apo certifikimet në fushën e sigurisë të informacionit;
- Kuptimi i teknologjive aktuale dhe trendeve në mbrojtjen e të dhënave;
- Njohja e Gjuhës Angleze.
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë 30 Qershor 2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme