- Historiku
13 vite pas pavarësisë, Kosova ende përballet me shumë sfida, midis tyre institucione të dobëta, papunësia e lartë dhe pasiviteti i tregut të punës (veçanërisht midis grave dhe vajzave), migracioni, pabarazia e vazhdueshme gjinore nëpër sektorë të ndryshëm, si dhe diskriminimi i grupeve minoritare. Sektori i bujqësisë karakterizohet nga kapacitete të kufizuara prodhuese dhe organizative, mungesa e aksesit në njohuri dhe aftësi si dhe rreziqet mjedisore. SIRED synon të lehtësojë sisteme të tregjeve më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe të kontribuojë në uljen e varfërisë për popullsinë rurale, veçanërisht për gratë dhe grupet e margjinalizuara.
Që nga tetori 2003, në departamentin e zhvillimit rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) është krijuar Sektori i Shërbimeve Këshilldhënëse duke synuar zgjerimin e rrjetit dhe rritjen e kapaciteteve të Shërbimeve Këshilldhënëse në një formë institucionale dhe të përhershme. Me kalimin e kohës, shërbimi këshilldhënës u zhvillua dhe me rregulloret e vitit 2013 u ngrit në nivelin e Departamentit. Gjithashtu, me strategjinë 2012-16 dhe me ligjin për shërbimet këshilldhënës u organizua si shërbim pluralist publiko-privat.
Me mbështetjen e projektit të financuar nga Komisioni Evropian "Mbështetje në forcimin e shërbimeve këshillimore të MBPZHR dhe përmirësimin e shërbimeve teknike të ofruara nga laboratorët e MBPZHR" është përgatitur Strategjia 2014-20 dhe janë hartuar udhëzime administrative që rregullojnë këtë sektor. Ky sistem është i përqendruar në Departamentin e Shërbimeve Këshilldhënëse Teknike dhe shtrihet në gjithë territorin e Kosovës si sektor publik përmes qendrave informative këshilluese në secilën komunë dhe organizatave private, të cilat janë organizata të licencuara që merren me këshilla për bujqësi. Aktualisht, strategjia 2014-2020 ka skaduar dhe Departamenti për Shërbime Këshilldhënëse Teknike po bën përpjekje për përgatitjen e strategjisë së re 2022-2028.
Projekti SIRED, ndër të tjera, synon shërbimet këshillimore për bujqësi, kapacitetet dhe zhvillimin organizativ të institucioneve kombëtare dhe lokale. Një nga dokumentet kyçe të shërbimit këshilldhënës për Strategjinë Bujqësore për Shërbimin Këshilldhënës të MBPZHR-së ka skaduar në vitin 2021. Ky plan bashkon një raport për statusin e shërbimeve këshilldhënëse për bujqësinë në Kosovë, bën një analizë SWOT dhe identifikon objektivat dhe pikat specifike të veprimit. MBPZHR kërkon që tani të përgatitet Strategjia për Shërbimin Këshilldhënës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (SASARD) 2023-2026, për hartimin e së cilës kërkon mbështetje nga SIRED dhe konsulentët.
Konsulentët që kryejnë këta Terma të Referencës do të lehtësojnë dhe kontribuojnë në mënyrë aktive përkitazi me procesin e hartimit të dokumenteve, përgatitjen e SASARD 2023-2026 gjatë periudhës korrik 2022 deri më 15 dhjetor 2022, nën drejtimin e CACH dhe MBPZHR - Departamenti për Politika dhe Tregje Bujqësore.
- Qëllimi
Qëllimi i Shërbimit Këshilldhënës është përmirësimi i sektorit bujqësor të Kosovës, si dhe rritja e produktivitetit bujqësor, përpunimi dhe tregtimi në mënyrë të qëndrueshme. Shërbimet këshilldhënëse janë të rëndësishme për të ndihmuar MBPZHR-në në arritjen e objektivave të përcaktuara në Planin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Objektivi Kryesor:
Të hartojë një strategji për shërbimet këshilldhënëse në bujqësi dhe zhvillim rural, e cila do të përdoret si udhërrëfyes pune për sistemin këshilldhënës të Kosovës për bujqësi dhe zhvillim rural, për të rritur aftësitë e stafit vendor në hartimin e strategjive dhe shkëmbimin e praktikave më të mira me vendet e BE-së.
- Detyrat kryesore:
Eksperti do të punojë në bashkëpunim me ekipin për hartimin e strategjisë së përcaktuar, i cili përzgjedhet nga Departamenti i Shërbimeve Këshilldhënëse Teknike dhe i zyrtarizuar me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të MBPZHR-së. Puna e ekspertit do të mbikëqyret nga përfaqësuesit e Caritas-it të Zvicrës në bashkëpunim të ngushtë me Udhëheqësin e ekipit.
Partnerët kryesorë fillestarë për këtë kontribut janë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti për Shërbimin Këshilldhënës Teknik dhe Ekipi për Hartimin e Strategjisë.
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për hartimin e Strategjisë së sistemit këshillëdhënës të Kosovës për bujqësi dhe zhvillim rural, partnerë indirekt do të jenë përfaqësuesit e sektorit privat dhe komunat.
Caritas i Zvicrës (CACH) në bashkëpunim me MBPZHR dhe konsulentët planifikon punëtori të mëtejshme për të lehtësuar zbatimin e aktiviteteve të ardhshme nga aktorë të ndryshëm për zhvillimin e shërbimeve/zgjerimit të këshilldhënies. Për më tepër, mbështetja konsulente për përgatitjen e SASARD 2023-2026 do ta shëndrrojë më tej atë në veprim shërbimin këshillimor të MBPZHR dhe planin e zhvillimit rural.
Ekspertët do të:
Rezultatet dhe të dorëzuarat e pritura:
Ekspertët duhet të kenë profilin e mëposhtëm (vendor ose ndërkombëtar):
Specifikimet për procesin e dorëzimit të ofertave/procesit të aplikimit
Kandidatët/kompanitë e interesuara janë të lutur të dorëzojnë një kopje elektronike të shprehjes së interesit/propozimit të tyre deri në datën 14 korrik 2022 me temën REF: “Strategjia për Shërbimin Këshilldhënës dhe Zhvillim Rural” në emailin kosovo@caritas.ch duke e vendosur në CC vrruka@caritas.ch
Aplikantët duhet të dorëzojnë:
Oferta do të vlerësohet duke përdorur metodën më të mirë të vlerës për para (metoda e kombinuar e pikëve). Propozimi teknik do të vlerësohet me peshë 80%, ndërsa ai financiar me 20%. Shpenzimet e akomodimit dhe transportit duhet të përfshihen në ofertë.