Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

(TeR) Pëmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë, si reagim ndaj pandemisë COVID-19

Save the Children
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pëmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë, si reagim ndaj pandemisë COVID-19

Termat e Referencës (TeR)

  • Historiku i Save the Children

Save the Children është organizata kryesore e pavarur në botë që punon për fëmijët. Save the Children beson se çdo fëmijë e meriton një të ardhme. Në mbarë botën, ne punojmë çdo ditë për t'u ofruar fëmijëve një fillim të shëndetshëm në jetë, mundësinë për të mësuar dhe për t'u mbrojtur nga dëmet. Kur ndodhin kriza dhe fëmijët janë më të cenueshmit, ne jemi gjithmonë ndër të parët që reagojmë dhe të fundit që largohemi. Ne sigurojmë që nevojat unike të fëmijëve të plotësohen dhe zëri i tyre të dëgjohet. Ne ofrojmë rezultate të qëndrueshme për miliona fëmijë, përfshirë edhe ata që janë më të vështirë për t'u arritur.

Ne bëjmë gjithçka që nevojitet për fëmijët – çdo ditë dhe në kohëra krizash – duke transformuar jetën e tyre dhe të ardhmen e përbashkët.

Vizioni ynë: Një botë në të cilën çdo fëmijë gëzon të drejtën për mbijetesë, mbrojtje, zhvillim dhe pjesëmarrje.

Misioni ynë: Arritja e progresit në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Vlerat tona: Llogaridhënia, ambicia, bashkëpunimi, kreativiteti dhe integriteti.

Ne jemi të përkushtuar që burimet tona të përdoren në mënyrë sa më efikase, në mënyrë që t'i fokusojmë ato në arritjen e ndikimit maksimal për fëmijët.

  • Informacion i përgjithshëm mbi projektin

Përmes projektit “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë si reagim ndaj pandemisë Covid-19”, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Save the Children Kosova/o synon të kontribuojë në një transformim efektiv të shërbimeve sociale (shërbimeve psiko-sociale; fizioterapi; strehim të sigurt, aktivitete rekreative; fuqizim; aftësi për jetë të pavarur) në Kosovë për të përmirësuar cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve lokale sociale dhe të bazuara në komunitet për fëmijët dhe personat e cenueshëm që jetojnë në rrezik social. Kjo do të arrihet përmes tre (3) komponentëve: Rritja e disponueshmërisë dhe qasjes ndaj shërbimeve sociale; Forcimi i kapaciteteve për rritjen e përshtatshmërisë, efektivitetit, efikasitetit, përballueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve sociale; dhe Rritja e ndërgjegjësimit dhe avokimit.

  • Objektiva

Objektiva e kësaj shpallje është identifikimi dhe angazhimi i folësve në gjuhën shqipe, serbe dhe rome, prodhimi dhe transmetimi në radio lokale apo nacionale (varësisht nga rajoni gjuhësorë i dëgjuesve) si dhe publikimi ne gazeta nacionale i 3 mesazheve/artikujve të draftuara nga SCK në gjuhën shqipe dhe të ri-shikuara dhe përkthyera në gjuhën serbe dhe rome nga kompania e kontraktuar. Porositë kanë për qëllim të ofrojnë mesazhe për disponueshmërinë e shërbimeve sociale dhe për të lehtësuar aksesin e qytetarëve në shërbimet sociale të cilat ofrohen nga Qendrat për Punë Sociale dhe Organizatat Joqeveritare (ofruesit e shërbimeve) të mbështetura nga projekti ““Fuqizimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale për Grupet më të Cenueshme në Kosovë, në përgjigje ndaj Covid-19”. Folësit duhet të kenë gjuhë amtare gjuhët në të cilat do te incizohen porositë.

Shërbimet që do t’i ofrojë Furnizuesi:

  • Përzgjedhja e zërave për incizim – aprovimi final bëhët në bashkëpunim me Save the Children
  • Incizimi i radio porosive në tri gjuhët dhe përpunimi i tyre
  • Transmetimi i porosive në gjuhën shqipe (gjithësej 3 mesazhe) në radio stacione që kanë mbulueshmëri lokale/nacionale – sipas dëgjueshmërisë së popullatës në këtë gjuhë.
  • Transmetimi i porosive në gjuhën rome (gjithësej 3 mesazhe) në radio stacione që kanë mbulueshmëri lokale/nacionale – sipas dëgjueshmërisë së popullatës në këtë gjuhë.
  • Transmetimi i porosive në gjuhën serbe (gjithësej 3 mesazhe) në radio stacione që kanë mbulueshmëri lokale/nacionale – sipas dëgjueshmërisë së popullatës në këtë gjuhë
  • Publikimi i mesazheve/artikujve në gjuhën shqipe (gjithësej 3 mesazhe/artikuj) në gazeta që kanë mbulueshmëri lokale/nacionale – sipas dëgjueshmërisë së popullatës në këtë gjuhë.
  • Publikimi i mesazheve/artikujve në gjuhën rome (gjithësej 3 mesazhe/artikuj) në gazeta që kanë mbulueshmëri lokale/nacionale – sipas dëgjueshmërisë së popullatës në këtë gjuhë.
  • Publikimi i mesazheve/artikujve në gjuhën serbe (gjithësej 3 mesazhe/artikuj) në gazeta që kanë mbulueshmëri lokale/nacionale – sipas dëgjueshmërisë së popullatës në këtë gjuhë.

Përvoja dhe shkathtësitë e nevojshme

Të jetë kompani me përvojë të dëshmuar në prodhimin kualitativ të radio reklamave/porosive dhe të jetë në pozitë të sigurimit të transmetimit të porosive të prodhuara në radiot lokale dhe nacionale dhe gazetata nacionale në Kosovë, sipas Termave të Referencës.

  • Save the Children Kosova/o pret rezultatet e mëposhtme brenda afatit kohor si në vijim:

Afati kohor

Data e parashikuar e fillimit: 01 korrik 2022

Data e parashikuar e përfundimit: 30 korrik 2022

Përditësimet/raportimi i statusit

Kompania e përzgjedhur do të dorëzojë raport të dëgjueshmërisë të radio porosive dhe lexueshmërise së artikujve në gazeta nacionale  (sipas kalkulimit që përdoret për numrat e dëgjuesëve dhe lexuesëve) si dhe CD me materialin e incizuar në secilën gjuhë. 

SCK do të paguajë radio kompaninë e përzgjedhur  përmes transferit bankar brenda  Kosovës, brenda shtatë ditëve, pas përfundimit të detyrës dhe dorëzimit të  raportit për dëgjueshmërinë e arritue përmes porosive të transmetuara dhe faturës.

  • Pranimi

Produktet e caktuara do të pranohen nga:

  • Menaxheri i projektit brenda 5 ditëve nga data e dorëzimit.

Raporti dhe Pagesa

  • Informata mbi pagesën

Save the Children Kosova/o do ta kompensojë kompaninë për tarifë bruto ditore (nga e cila do të mbahen dhe paguhen taksat mbi të ardhurat dhe kontributi pensional, bazuar në Ligjin e Kosovës) ose/dhe në shumën pa TVSH në rastin e Kompanisë. Save the Children Kosova/o do të kryejë pagesën përmes transferit bankar në llogarinë bankare pas përfundimit dhe miratimit të detyrës dhe dorëzimit të fletës së orëve të punës/faturës së përfunduar.

• 50% e kostos totale paguhet brenda 15 ditëve nga përfundimi me sukses i radio mesazheve tw kontraktuara;
• 50% e kostos totale paguhet brenda 15 ditëve nga përfundimi me sukses i publikimit të mesazheve/artikujve.

Informacione të tjera të rëndësishme

Si kusht për të lidhur një marrëveshje konsulence, kompania duhet të nënshkruajnë politikën ndërkombëtare të mbrojtjes së fëmijëve të Save the Children dhe t'u përmbahen kushteve dhe kritereve të saj.

Si të aplikoni për shërbimet

Kandidatët e interesuar janë të mirëseardhur të aplikojnë duke dërguar dokumentet e listuara më poshtë tek procurementkosovo@savethechildren.org me temën: SS_Messages

  • Propozimi narrativ duhet t’i ketë këto detaje:

          Të kuptuarit e detyrës dhe punëve që rrjedhin prej saj;

          Metodologjia dhe qasja që do të përdoret;

          Plani operativ me afat kohor të qartë;

          Radiot  nacionale/lokale dhe gazetat nacionale;

           Emrat e personave që do të realizojnë zërimin e mesazheve.

  • Propozimi financiar duke përfshirë ofertën në shumën pa TVSH dhe në shumën bruto përpara çdo zbritjeje tatimore të vendit të origjinës.
  • Certifikata e biznesit

Afati i fundit për aplikim është: 28 qershor 2022 deri në ora 16:30.

To view the terms of references in English an please click here

To view the terms of references in Serbian please click here

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management