Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

Në mbështetje të nenit 13 (Këshilltarët Juridik) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së  Kosovës; në mbështetje të rregullit 21 (Njësia Ligjore e Gjykatës Kushtetuese) të Rregullores së punës së  Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 01/2018; si dhe në mbështetje të neneve 2, 6, 7 dhe 12 të Rregullores Nr. 03/2019 të Njësisë Ligjore, Sekretaria shpall: 

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës 

Pozita: Këshilltar i Lartë Kushtetues Juridikë 
Kodi: GJ-NJL 02-09
Numri i vendeve të punës: 1 (një)
Kohëzgjatja e kontratës: Pa afat
Puna Provuese: 1 (një) vit  

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës 

Nën mbikëqyrje të Këshilltarit të Parë Kushtetues Juridik dhe të gjyqtarëve përkatës, mbështet punën  profesionale të gjyqtarëve duke bërë hulumtime dhe analiza ligjore dhe duke ndihmuar në hartimin e raporteve  paraprake, vendimeve si dhe materialit tjetër ligjor në mbështetje të punës së gjyqtarëve të Gjykatës dhe  detyra të tjera relevante të caktuara. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore 

  • a) ndihmon në përgatitjen e raporteve paraprake, vendimeve dhe materialeve të tjera ligjore që  ndërlidhen me juridiksionin e Gjykatës; 
  • b) bën analiza kushtetuese dhe ligjore; 
  • c) merr pjesë në seanca shqyrtuese dhe mban shënime për rastet; 
  • d) përgatitë opinione kushtetuese-ligjore sipas kërkesave të Kryetarit apo gjyqtarëve të Gjykatës;
  • e) monitoron dhe udhëzon Këshilltarët Kushtetues Juridikë lidhur me detyrat që u janë caktuar atyre në  rastet; 
  • f) kontribuon në funksionimin efikas dhe efektiv të Njësisë Ligjore si dhe kryen detyra tjera që kërkohen  nga Këshilltari i Parë Kushtetues Juridik; 
  • g) përgjegjës për të siguruar kualitetin e vendimeve të Gjykatës në rastet në të cilat janë caktuar; dhe
  • h) përgjegjës për të mbështetë hulumtimin, analizën dhe hartimin e mendimeve mospajtuese dhe  konkurruese sipas këshillës së gjyqtarit. 

Kualifikimet minimale dhe përvoja e përgjithshme 

  • Përgatitja e avancuar universitare në shkencat juridike, me ekspertizë në të drejtën publike, të drejtën  kushtetuese, të drejtësisë kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut;
  • Pesë (5) vite përvojë profesionale juridike;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze.

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të  kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim), të ketë aftësi për të  identifikuar prioritetet, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të  ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e  besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit, dhe hulumtimit  në internet. 


Pozita: Këshilltar Kushtetues Juridikë
Kodi: GJ-NJL 02-09
Numri i vendeve të punës: 2 (dy)
Kohëzgjatja e kontratës: Pa afat
Puna Provuese: 1 (një) vit  

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës 

Nën mbikëqyrje të Këshilltarit të Parë Kushtetues Juridik dhe të gjyqtarëve përkatës, mbështet punën  profesionale të gjyqtarëve duke bërë hulumtime dhe analiza ligjore dhe duke ndihmuar në hartimin e raporteve  paraprake, vendimeve si dhe materialit tjetër ligjor në mbështetje të punës së gjyqtarëve të Gjykatës dhe  detyra të tjera relevante të caktuara. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore 

  • a) Mbështetë punën e Këshilltarëve të Lartë Kushtetues Juridikë; 
  • b) Hulumton dhe studion literaturë përkatëse kushtetuese –ligjore të nivelit vendor dhe ndërkombëtar;
  • c) Hulumton dhe kërkon informacion të nevojshëm, inter alia, të vendimeve të gjykatave të tjera  kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; 
  • d) Përgatitë analiza krahasuese në bashkërendim me Këshilltarët e Lartë Kushtetues Juridikë;
  • e) Kontribuon në funksionimin efektiv dhe efikas të Njësisë Ligjore si dhe kryen punë tjera që kërkohen  nga Këshilltari i Parë Kushtetues Juridik. 

Kualifikimet minimale dhe përvoja e përgjithshme 

  • Përgatitja universitare në shkencat juridike, preferohet ekspertizë në të drejtën publike, të drejtën  kushtetuese, të drejtësisë kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut;
  • tri (3) vite përvojë profesionale juridike;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze.

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të  kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim), të ketë aftësi për të  identifikuar prioritetet, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të  ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e  besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit, dhe hulumtimit  në internet. 

Informata të përgjithshme për kandidatët 

Përcaktimi i pagës për pozitën e shpallur, bëhet në përputhje me Rregulloren e punës dhe me vendim të  Gjykatës Kushtetuese. 

Gjykata Kushtetuese ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret aplikacionet nga pjesëtarët e  komuniteteve jo shumicë dhe nga kandidatët femra. Politika e përfaqësimit gjinor dhe e të gjitha komuniteteve  të Kosovës do të zbatohet gjatë procedurës së rekrutimit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. 

Procedura e konkurrimit 

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin aplikacionin përkatës, të shoqëruar nga një biografi profesionale, një letër  motivuese dhe dokumentacionin përkatës për përgatitjen shkollore dhe për përvojën e kërkuar të punës.  Forma e aplikacionit mund të merret në kopje fizike në recepcionin e Gjykatës Kushtetuese dhe mund të  shkarkohet nga ueb-faqja e Gjykatës Kushtetuese: www.gjk-ks.org 

Aplikacioni, me të gjitha dokumentet, mund të dërgohet nëpërmjet e-mailit në adresën:
gjk.burimetnjerezore@gjk-ks.org nëpërmjet shërbimit postar, apo të dorëzohet në Departamentin e  Administratës dhe Burimeve Njerëzore të Gjykatës Kushtetuese (DABNJ) në kopje fizike. 

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në ueb-faqen e Gjykatës si dhe shpalljes  publike duke filluar nga data 20/06/2022 deri më datën 04/07/2022, që konsiderohet ditë e fundit e mbylljes së  konkursit.  

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 04/07/2022, deri në ora 16.00. 

Shënim:  

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management