Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
OJQ "Foleja” shpall konkurs të hapur për:
Ligjerues/e, Eksprt/e
Shpallja është e hapur nga 14.06.2022 deri me 24.06.2022.
Informata të përgjithshme
Organizata joqeveritare e grave dhe vajzave rome, ashklali dhe egjiptijane “Foleja” ёshtё themeluar nё vitin 2005 nё Prizren me qëllim të fuqizimit dhe provimit të të drejtave të grave dhe vajzave të komuniteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Foleja është duke zbatuar Projektin Ndikimi i Pandemisë Covid-19 tek gratë dhe vajzat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në kuadër të këtij Projekti, Foleja dëshiron të angazhoj një ligjerues-e/ekspert-e për mbajtjen e 16 sesioneve informuese lidhur me mekanzimat mbrojtës nga dhuna me bazë gjinore për gratë dhe vajzat e komuniteve rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Prizrenit.
Përgjegjësitë Ligjeruesi/ja - Ekspertit/es
Ligjeruesi/ja do të angazhohet për maksimumin 17 ditë gjatë periudhës korrik - tetor 2022. Gjatë kësaj periudhe ai/ajo duhet të përgadisë materialin i cili do të përdoret gjatë sesioneve si dhe të mbaj sesionet informuese. Të gjitha sesionet do të mbahen në Komunën e Prizrenit.
Kualifikimet e Ligjeruesit-es/Ekspertit-es
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët/kandidatet duhet të dërgojnë:
Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 24 qershor 2022, në orën 17:00 në e-mailin foleja@gmail.com duke shkruar në subjekt “Hulumtues/e”. Vetëm kandidatët/tet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.