Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

OJQ "Foleja” shpall konkurs të hapur për

Hulumtues/e

Shpallja është e hapur nga 14.06.2022 deri me 24.06.2022.

Informata të përgjithshme

Organizata joqeveritare e grave dhe vajzave rome, ashklali dhe egjiptijane “Foleja” ёshtё themeluar nё vitin 2005 nё Prizren me qëllim të fuqizimit dhe provimit të të drejtave të grave dhe vajzave të komuniteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Foleja është duke zbatuar Projektin Ndikimi i Pandemisë Covid-19 tek gratë dhe vajzat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në kuadër të këtij Projekti, Foleja dëshiron të angazhoj një Hulumtues/e për të realizuar një analiza e situatës së grave dhe vajzave të komunitetit rom, ashkali dhe egjipitan dhe ndikimit të pandemisë COVID-19.  

Përgjegjësitë dhe detyrat e Ekspertit/es

Hulumtuesi/ja do të angazhohet për maksimumi 20 ditë gjatë periudhës korrik dhe gusht 2022. Disa nga përgjegjësitë për të cilat do të angazhohet Hulumtuesi/ja përfshijnë:

  • Analiza e situatës së grave dhe vajzave të komunitetit rom, ashkali dhe egjipitan
  • dhe ndikimit të pandemisë COVID-19.
  • Zhvillimi i materialeve të hulumtimit
  • Udhëheqja dhe koordinimin e intervistave me gratë dhe vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian (intervistat realizohen nga anketuesit)
  • Udhëheqja dhe koordinimin e intervistave me institucionet relevante lokale (policia, gjykata, QPS etj. (intervistat realizohen nga anketuesit)
  • Përpilimi i një përmbledhje te shkurtër të politikave mbi ndikim e pandemisë COVID-19 tek gratë dhe vajzat e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Realizimi i një fushatenë rrjete sociale me 5 të gjeturat kryesore nga hulumtimi.

Kualifikimet e humumtuesit/es

  • Niveli bachelor në studime sociale ose të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe/ose angleze;
  • Përvoja e mëparshme në koordinim të projekteve e dëshirueshme;
  • Përvoja e mëparshme në hulumtime e dëshirueshme;
  • Ndjeshmëri dhe qasje të kujdesshme gjatë aktiviteteve;
  • Aftësi të forta ndërpersonale dhe aftësi për të bashkëpunuar mirë me një ekip dhe me organizata të tjera joqeveritare të ndryshme;
  • Shkathtësi në transkriptimin dhe kodimin e intervistave;
  • Të kenë interesim në fushën e lirisë dhe të drejtave të njeriut si dhe çështje të tjera me
  • rëndësi në shoqëri;
  • Të respektojnë natyrën e ndjeshme të hulumtimit;
  • Kujdesi ndaj detajeve është thelbësor;
  • Aftësi për të punuar dhe zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur;
  • Të jetë i/e motivuar.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët/kandidatet duhet të dërgojnë: 

  • CV-në;
  • Metodologjinë
  • Letrën motivuese; dhe
  • Ofertën financiare.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 24 qershor 2022, në orën 17:00 në e-mailin foleja@gmail.com duke shkruar në subjekt “Hulumtues/e”. Vetëm kandidatët/tet e përzgjedhur  në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Shikime 1,719
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 26/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management