Pozita/ |
Zyrtar/e për grante |
|
Periudha e punësimit (Prej – Deri) |
Korrik/Gusht 2022 |
31 dhjetor 2023 (me mundësi vazhdimi) |
Lokacioni |
Prishtinë |
Për KCSF
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë udhëheqëse në përkrahjen e nismave qytetare në Kosovë që nga viti 1998. KCSF ofron fonde për shoqërinë civile nëpërmjet mekanizmave e sistemeve të avancuara të dhënies së granteve, ndërton kapacitete e dije për sektorin nëpërmjet Qendrës së KCSF-së, si dhe mbron dhe shtyn përpara hapësirën për qytetari dhe ambientin e veprimit të shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë, nëpërmjet hulumtimit të politikave, avokimit dhe mobilizimit të sektorit. KCSF beson që një shoqëri civile e fuqishme me përfshirje të vërtetë të qytetarëve në punën e vet është element kyç për një qeverisje përfshirëse, transparente dhe llogaridhënëse, e që kontribuon në shndërrimin e Kosovës në një shoqëri demokratike me perspektivë të integrimit europian dhe me një situatë të avancuar socio-ekonomike.
Një nga funksionet kryesore të KCSF-së është ofrimi i përkrahjes financiare për organizatat dhe nismat e shoqërisë civile në Kosovë, nëpërmjet instrumenteve të ndryshme të përkrahjes si Grante Institucionale, Grante për Zhvillim Organizativ, Grante për Projekte dhe Grante Urgjente. Grantet e përkrahura nga KCSF vënë në plan të parë angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve përgjatë tërë punës së shoqërisë civile, me theks te grupet e margjinalizuara. Përkrahja financiare e dhënë nga KCSF monitorohet si nga aspekti programor, ashtu edhe ai financiar dhe administrativ.
Për pozitën
Me anë të kësaj thirrje, KCSF synon që të angazhojë një zyrtar/e për grante. Zyrtari/ja do të jetë përgjegjës për zbatimin e ciklit të grant dhënies, përfshirë kontraktimin e grantistëve të përzgjedhur, komunikimin ditor me ta gjatë zbatimit dhe monitorimin e vazhdueshëm të punës së tyre për nga aspekti programor, financiar dhe administrativ.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
Kualifikimet dhe kompetencat themelore
Përveç kualifikimeve dhe kompetencave të mësipërme, preferohen edhe:
Si të aplikohet
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Dokumentet e lartshënuara duhet të dërgohen në e-mail adresën aplikimi@kcsfoundation.org deri më 28 qershor 2022, në ora 23:59 . Nё fazёn e parё tё aplikimit, nuk kёrkohet dёrgimi i asnjё informate apo dokumenti shtesё.
Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Të dhënat tuaja do t’i trajtojmë me konfidencialitet të plotë.
KCSF synon që të angazhojë një Zyrtar/e për Grante, me orar të plotë, duke filluar prej muajit korrik/gusht 2022. Ambienti dhe kushtet e punës janë të shkëlqyeshme ndërsa pagesa vendoset varësisht nga kandidati(ja) e përzgjedhur.
Vetëm kandidatët(et) e përzgjedhur(a) në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e aplikacioneve dhe numri i kandidatëve(eve) të përzgjedhur(a) në listën e ngushtë, KCSF mund të kërkojë nga kandidatët(et) e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë.
Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, KCSF mban të drejtën që të mos përzgjedhë asnjë nga kandidatët(et) e paraqitur(a).
KCSF është organizatë e cila e vlerëson diversitetin brenda stafit, përkushtohet për mos-diskriminim dhe siguron trajtim të barabartë të të gjithë kandidatëve e kandidateve gjatë procedurës së rekrutimit, pa paragjykime, pavarësisht nga gjinia, raca, feja, mosha, përkatësia kombëtare, orientimi seksual, gjendja martesore, vendbanimi, nevojat e veçanta apo ngjyra.