Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Art House Shpk është duke kërkuar një Asistent të IT-së i cili do të monitoroj dhe mirëmbajë sistemet dhe rrjetet kompjuterike të kompanisë dhe klientëve të Art House Shpk. Si Asistent i IT-së ju do të instaloni dhe konfiguroni sistemet kompjuterike, do të diagnostikoni gabimet e Hardware dhe Software dhe do të zgjidhni problemet teknike dhe të aplikimit, qoftë me telefon ose personalisht. Kjo përfshinë instalimin, diagnostikimin, riparimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e të gjithë pajisjeve duke siguruar performancën optimale të stacionit të punës.

Kandidati i suksesshëm duhet të jetë në gjendje te ndihmonë në instalimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit, duke pas bashkëpunim të ngushtë me klientët, departamentin teknik dhe pjesën tjetër të ekipit të Art House.

Asistent të IT-së

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Sigurimi i mbështetjës dhe zgjidhjes së problemeve për nevojat e përdoruesve,
  • Implementimi dhe konfigurimi i shërbimeve online,
  • Instalimi, testimi dhe konfigurimi i kompjutereve, paisjeve perifeike dhe softuereve te rinje,
  • Mirëmbajtja e pajisjeve Hardware dhe Software së bashku me sistemet e menaxhimit, Diagnostifikimi dhe zgjedhje e qështjeve të rrjetit,
  • Instalimi, mirëmbajtja e printerëve local dhe të rrjetit, Instalimi dhe konfigurimi i emails të përdoruesve,
  • Menaxhimi i dokumentacionit teknik,
  • Merrni detaje nga klientët në lidhje me problemet e tyre të TI-së, Gjeni dhe rregulloni defektet,
  • Gjurmoni punën në vazhdim dhe regjistroni çështjet dhe zgjidhjet, Përditësoni bazat e të dhënave online,
  • Kontrollimi dhe servisimi i printerëve, fotokopjeve, dhe rrjetet IT, Ngritja e pajisjeve të reja dhe përmirësimi i sistemeve ekzistuese,
  • Mësoni njerëzit se si të përdorin Software të ri, ballë për ballë dhe online.

Kualifikimet e rekomanduara

  • Diplome Bachelor e rekomandueshme,
  • Një vitë përvojë në rrjetet kompjuterike dhe mirëmbajtjen e sistemeve, Njohja e programeve Microsoft Windows Server
  • Aftësia për të punuar mirë me të tjerët
  • Njohuri për sistemet operative kompjuterike, Hardware dhe Software, Aftësi të të menduarit analitik,
  • Njohuri për shkencën dhe teknologjinë inxhinierike,
  • Të jetë i plotë dhe t'i kushtojë vëmendje detajeve, Aftësitë e shërbimit ndaj klientit,
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal,
  • Të jetë fleksibël dhe i hapur ndaj ndryshimeve,
  • Të jetë në gjendje të përdorë me siguri kompjuterin dhe paketat kryesore softuerike,

Dokumentet e kërkuara :

  • CV
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Ju lutem na dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: info@arthousepr.com dhe tek rubrika “subject” të cekët EMRI MBIEMRI DHE POZITA E KANDIDATIT

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 01.07.2022.

Regjioni: Prishtinë

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen

Shikime 2,545
Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 01/07/22 (4 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management