Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Asistente të Administratës dhe Financave

Network Accounting
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Network Accounting SH.P.K. në bazë te kërkesës së paraqitur, për risistemimin e vendeve të punës për klientin M P Group SH.P.K.., shpall konkurs pune për:

Asistente të administratës dhe financave

PËRGATITJA DHE SHKATHTËSITË PROFESIONALE:

  • Te ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve  bazë të kompjuterit (përparësi);
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel) dhe në përgjithësi në punët me numra;
  • Fakulteti Ekonomik; (e preferuar);
  • Njohja e gjuhës angleze (e preferuar);
  • Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa (e preferuar);
  • Certifikime ne kontabilitet (e preferuar);

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Nën mbikëqyrjen direkte të Menaxherit dhe të kontabilistit, do të kryej këto detyra:

  • Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë  faturat e blerjes, kalkulimi i DUD-ve, faturat e shpenzimeve sipas kategorive, regjistrat e pagave;
  • Përgatit  raportet ditore për të hyrat e realizuara nga shitja me të gatshme dhe harmonizon të njëjtat me raportet e bankës;
  • Menaxhimin e llogarive te arkëtueshme;
  • Menaxhimin e llogarive te pagueshme;
  • Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare;
  • Menaxhimin e pasurive fikse: regjistrimi i detajeve te pasurive, llogaritja e zhvlerësimit, regjistrimi i pasurive te reja dhe shlyerja e atyre te dala nga përdorimi;
  • Përgjegjës për menaxhimin me paranë e imët;
  • Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
  • Përgatit raporte të ndryshme dhe i dorëzon ato Menaxherit të Financave dhe kontabilitetit sipas kërkesës;
  • Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës së Kontabilistit kryesor;

PAGESA:

Pagesa do të jetë 500 Euro Neto

Vendi i punës: Prishtinë

ORARI I PUNËS:

Ditët: e hënë – e premte

Ora: 8:00-16:00

Pushimi: 30 minuta

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një CV në adresën elektronike:  infonetworkacc@gmail.com +383 46 404 444. Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike dhe jo më larg se 25 qershor 2022, ora 16:00. Ku vetëm kandidatet e përzgjedhura do të kontaktohen për intervistë.

Adresa për termine dhe intervistë: Bulevardi "Deshmoret e Kombit" Ulpianë, C2, H-III,Nr6, Prishtinë 10000, Rruga kryesore, perball barnatores REXAL, mbi banken TEB

Shikime 2,252
Kategoria Administratë
Skadon 25/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management