Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Oberal LLC shpall konkurs për pozitën: Zyrtar/e i/e Resurseve Humane

Kërkohet një Zyrtare e Resurseve Humane për të punuar në kompaninë Oberal LLC, me seli ne Miradi e Epërme, Fushë Kosovë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore për pozitën e shpallur janë:

  • Përgatitja e përshkrimeve të punës, shpallja e konkurseve dhe menaxhimi i procesit të punësimit
  • Koordinon komunikimin me kandidatë dhe përcakton orarin për intervista
  • Asiston në selektimin kandidatëve dhe përgatit raporte të nevojshme për panelin intervistues në procesin e rekrutimit
  • Përgatitë kontratat e punës për te gjithë punonjësit dhe përkujdesët për vazhdimin e tyre
  • Përkujdesët për orientimin fillestar për punëtorët e rinjë dhe kompletimin me te gjitha paisjet nevojshme për vendin e punës
  • Përkujdesët për trajnimet dhe zhvillimin e punonjëseve
  • Komunikimi me stafin rreth çështjeve që ndikojnë në përformancën dhe motivimin e tyre
  • Përkujdesët për sigurimin e rregullave dhe procedurave te shëndetit dhe sigurisë së punonjësve
  • Përkujdesët për plotësimin e të gjithë kërkesave ligjore për burimet njerëzore
  • Organizon pushimet vjetore, dhe përgatitë vendimet nga fusha e burimeve njerëzore
  • Përgatitë raporte të burimeve njerëzore, të tilla si prezenca ne pune, punëtoret e rinjë dhe raportet e lëvizjes se stafit
  • Asiston në përgatitjen e listës se pagave duke përgatitur të dhënat përkatëse (mungesat, bonuset, pushimet, etj.)
  • Menaxhon dhe përditëson bazën e të dhënave te RH me informacione të ndryshme të tilla si punësimet e reja, ndërprerjet e kontratave te punës, pushimet mjekësore, paralajmërimet, pushimet vjetore dhe ditët e festave
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale sipas kërkesës së drejtorit apo të udhëheqësit të sektorit të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave

Kualifikimet e kërkuara:

  • Niveli i arsimimit të paktën bachelor në fushat relevante si: HR (Burime Njerëzore), Administrim Biznesi, Ekonomi, apo drejtime të ngjashme;
  • Përvojë pune të paktën 2 vite në pozicione të ndërlidhura HR (Burime Njerëzore) apo me administrim me përgjegjësi të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant Excel, Word, Power Point, etj;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit;
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës

Konkursi do të jetë i hapur nga data 16/06/2022 deri me 26/06/2022.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV-në në e-mail adresën: info@oberal.com.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatet të cilat i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Shikime 2,521
Kategoria Burime Njerëzore
Skadon 26/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management