Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës

Zyrtar për kredi retail në Ekspoziturën në Vushtrri (1)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmenj të ngjashme;
  • Obligohet se paku 2 vite përvojë në shërbimet me klientë;
  • Njohuri të mirë të financave;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferit kategoria “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Marketingu i kredive si dhe promovimet për produktet kreditore;
  • Dhënia dhe pranimi i kërkesave për kredi te ndryshme dhe dokumentacioneve përcjellëse sipas procedurave;
  • Sqarimet lidhur me llojet, kushtet, kohen dhe dokumentacionin përkatës për të gjitha llojet e kredive, garancione, mbështetje financiare, sigurim ofertash, letra qëllimore etj.;
  • Ndihëm dhe udhëzime profesionale lidhur me te gjitha fazat e zhvillimit te kërkesave kreditore;
  • Grumbullimi i informatave për aplikuesit dhe monitorimi i kredive;
  • Përcjellja ditore e gjendjes se kredi marrësve dhe kthimi i kredive;
  • Përpilimi i raporteve te ndryshme për te gjitha produktet kreditore te lejuara, aktive dhe te vonuara;
  • Evidentimi, renditja, vendosja, kujdesi dhe ruajtja e dokumentacioneve përkatëse sipas procedurave;
  • Përcjelljen e portofolios kreditore dhe përcjelljen e përhershme te informacioneve rreth procedurave mbi produktet kreditore duke përfshi edhe trajnimet e ndryshme;
  • Bënë vizita klientëve në vendin e punës apo ne shtëpi me qëllim që të verifikon informatat e dhëna në aplikacionin e kredisë;
  • Paraqet rekomandimet te Këshilli Kreditor lidhur me vlefshmërinë kreditore të klientëve;
  • Informon aplikuesit e kredive me vendimet e marruara nga këshilli kreditor;
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës.
  • Zbatimi i procedurave të përcaktimit të bonitetit dhe limitit të futjes borxh të klientit siç është definuar me politikën e menaxhimit me riskun kreditor si dhe me rregulloren mbi përcaktimin e bonitetit të klientit;
  • Mbikëqyrja e zbatimit të aktiviteteve të rregullta periodike për verifikimin e bonitetit të klientëve ekzistues sipas nevojës edhe ri kategorizimi i tyre, si dhe puna operative me rastin e zbatimit të aktiviteteve;
  • Asistimi dhe ofrimi i këshillave stafit të shitjes në lidhje me procesin kreditor;
  • Kujdeset për portofolin e depozitave të klientëve të tij;
  • Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe tërheqjen e tyre në Bankë;
  • Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të drejtpërdrejt;
  • Sipas urdhrit të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com deri më datën 23 qershor 2022. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe një letër motivimi.

Aplikacioni i pakompletuar dhe i paraqitur pas datës 23 qershor 2022 mund të refuzohet. Për shkak të numrit të madh të kërkesave që mund të jenë, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 2,039
Kategoria Banka
Skadon 23/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Vushtrri
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management