Kompania Oxa-Group, me seli në Ferizaj hap konkurs për pozita të lira në fushën e industrisë së prodhimit te mobileve:
- Menaxher të Prodhimit
- Zëvendës Menaxher të Prodhimit
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Asiston në organizimin, monitorimin dhe rrjedhën e procesit të prodhimit;
- Asiston në mbikëqyrjen e punëtorëve në prodhim dhe adreson problemet në departmanetet përkatëse;
- Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Shitjes dhe planifikon prodhimin në linjë me strategjinë dhe objektivat e grupit;
- Përpilon raporte të ndryshme të lidhura me natyrën punës; financiare, analiza të furnizimit, performancë të produkteve në shitje, identifikimi i fytave të ngushtë dhe ngjashëm;
- Raporton para Menaxhmentit të Lartë Ekzekutiv, në baza të rregullta të përcaktuara me rregulloret e brendshme;
- Propozon përmirësim të proceseve në Departamentin e Operativës dhe bashkëpunon ngushtë në koordinimin e veprimeve të përbashkëta në automatizimin e proceseve;
- Jep udhëzime për stafin e ri në përcaktimin dhe ambientimin në vendin e punës;
- Në vazhdimësi përcjell kualitetin e produkteve dhe sigurohet që produktet finale të jenë në përputhje me standaret më të larta të cilësisë;
- Asiston menaxherin e prodhimit/kompanisë në proceset administrative dhe teknike ;
- Hulumton ,vlerëson dhe analizon kostot e materialeve dhe të produkteve finale ;
- Ndihmon dhe asiston në regjistrimin e aseteve dhe invertarit;
- Në bashkepunim me menaxherin e prodhimit/kompanisë vendosin lidhur me nevojën për punën pas orarit dhe gjatë fundjavës;
- Në bashkepunim me menaxherin e prodhimit/kompanisë përcakton nevojat për mjete dhe makineri në prodhim;
- Fokusohet në ngritjen e mëtutjeshme të kompanisë me qëllim të rritjes së prodhimit dhe rritjes së efiçiencës ne prodhim;
- Mbikqyrë të gjitha proceset e operacioneve brenda kompanisë duke ju përgjigjur kërkesave të furnitorëve, klientëve dhe palëve tjera;
- Kordinon proceset e furnizimit,prodhimit dhe shitjes ;
- Si dhe detyra të tjera të lidhura me natyrën e punës.
Kushtet për aplikim
- Të ketë të mbaruar shkollimin universitar në fushat relevante;
- Të ketë përvoje pune menaxheriale së paku 2 vite, e preferueshme në prodhim;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese në raport me punonjësit, kolegët dhe palët e jashtme;
- Të ketë njohuri të avancuar të punës me kompjuter;
- Të njohë gjuhën angleze, së paku nivelin B1.
- Të ketë aftësi për të përballuar stresin dhe presionin;
- Të jetë fleksibil dhe i shpejtë në zgjidhjen e problemeve;
- Të ketë aftësi për të menaxhuar kohën dhe të i caktoj prioritetet në punë;
- Të ketë patent shofer të kategorisë B;
Si të aplikoni:
Personat e interesuar për të aplikuar duhët të dërgojnë CV-në dhe referencat nëse kanë, në adresën elektronike: hr@oxa-group.com me titull në subjekt: Menaxher i Prodhimit apo Zëvendës Menaxher i Prodhimit, varësisht për cilën pozitë aplikoni.
Aplikimi është i hapur deri me 30 Qershor 2022.