Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese, Zyrtar Ligjor, Praktikant

Credica LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitat:

  • Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese
    (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë)
  • Zyrtar Ligjor
    (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë)
  • Praktikant
    (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të kontaktoj dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
  • Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët dhe organet e përmbarimit të përcaktuar në portfolion e saj/tij;
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
  • Të përfaqësoj kompaninë në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
  • Të përgatit raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;
  • Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat dhe Gjykatave (Zyrtari ligjor);
  • Praktikanti/ja - Në të gjitha punët e mësipërme ju ndihmon dhe i asiston zyrtarët ligjorë dhe zyrtarët për mbledhjen e kredive jo-performuese.

Kërkesat për vendin e punës:

  • Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Diplomë Universitare (e preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjashme);
  • Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Eksperiencë pune apo punë praktike në kredidhënie, procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, apo të ngjashme;
  • Praktikanti - Të jetë në vitin e fundit apo të ketë përfunduar rishtazi studimet në Fakultetin Juridik ose Ekonomik (praktika është me pagesë);
  • Zyrtari/ja ligjor/e - Diplomë universitare ose vitin e fundit në Juridik;
  • Zyrtari/ja ligjor/e - Eksperiencë pune në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie apo të ngjashme përbën avantazh;
  • Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
  • I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
  • Të posedoj Patent Shofer kategorinë “B”.

Të dhënat:

Pozitat: Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese; Zyrtar Ligjor; Praktikant/e.
Vendndodhja: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës (Puna Praktike është me pagesë)
Aplikimet mbyllen: 29 Qershor 2022

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:

hr@credica.org

Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 2,795
Kategoria Banka
Skadon 29/06/22 (2 ditë)
Orari Full Time
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management