PËRSHKRIMI
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përputhje të Aktgjykimit nr. Ref AGJ. 1583/20 në rastin nr. KO203/19 të Gjykatës Kushtetuese datë 09 Korrik 2020, Neni 38 Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës Nr.06/L 055, Ligji Nr. 06/L-054 Për Gjykatat, Nenit 9 Rregullore Nr. 04/2022 Për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave dhe Vendimit KGJK-së Nr. 256/2022 të datës 31 maj 2022, shpall:
KONKURS PUBLIK PËR POZITAT ADMINISTRATOR DHE ZËVENDËSADMINISTRATOR
NUMRI I POZITAVE TË SHPALLURA:
Nr. rendor | Gjyakata / dega | Pozita | Numri i pozitave
- Gjykata Komerciale | Administrator | 1
- Gjykata Themelore - Prishtinë | Administrator | 1
- Gjykata Themelore - Prizren | Administrator | 1
- Gjykata e Apelit - Zevendes administrator | 1
- Gjykata Themelore - Prishtinë | Zevendes administrator | 1
TOTAL 5DOKUMENTET E NEVOJSHME
Kandidatët në pajtim me nenin 10 Rregulloren Nr. 04/2022 Për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave, duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim:
- Aplikacionin e plotësuar me të dhënat e kërkuara;
- Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
- Diplomën e Fakultetit të vlefshme në Republikën e Kosovës;
- Certifikatën shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike;
- Certifikatën nga evidenca penale të lëshuar nga gjykata;
Dëshminë mbi përvojën e punës.Informatat e siguruara nga punëdhënësi për së paku pesë (5) vitet e fundit të përvojës profesionale të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen në:
- përshkrimin e detyrave të punës;
- performancen profesionale;
- masat disiplinore; dhe
- çështjet tjera që konsiderohen relevante për procesin, të shoqëruara edhe me dokumente mbështetëse, për vlerësimin e integritetit personal dhe aftësive profesionale, siç parashihen me ketë rregullore dhe me dispozitat e ligjeve të aplikueshme.
Kandidati mund t’i dorëzoj edhe dokumentet si në vijim:
- Publikime profesionale apo akademike; dhe/ose,
- Informata për pjesëmarrje në trajnime.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KANDIDATËT
- Neni 10 paragrafi 6 Rregulloren Nr. 04/2022 Për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave, Vetëm kandidatet e regjistruar në Këshilli, në afatin e paraparë me konkurs për aplikim dhe dokumentacion të kompletuar, kanë të drejtë t'i nënshtrohen procesit të rekrutimit. Ndërsa, kandidatet të cilët nuk kanë aplikuar brenda afatit të paraparë në konkurs, si dhe ata të cilët kanë aplikuar në afat, por nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e kompletuar, sipas kritereve dhe kërkesave të konkursit nuk do të merren parasysh.
FORMULARI I APLIKIMIT
- formulari mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e KGJK-së. www.gjyqesori-rks.org
MËNYRA E APLIKIMIT
Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Këshill në formë fizike, përmes postës së rregullt ose postës elektronike:
KGJK.BurimetNjerzore@gjyqesori-rks.org i cili regjistrohet dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit.AFATI I DORËZIMIT TË APLIKACIONEVE
Afati për dorëzimin e aplikacionit është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga publikimi i konkursit, gjegjësisht deri me datën 27.06.2022.
Sekretariati i KGJK-së,
Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ nr. 133, Prishtinë, në Zyrën e Pranimit
10000 Republika e Kosovës