Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

RN00009023
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 13/05/2022
Afati për aplikim: 14/06/2022 - 28/06/2022

Mbështetur në Pjesën V, neni 67 të Ligjit 06/L 114 për Zyrtarët Publikë (Aktgjykim nr. KO203/19, publikuar: 13.07.2020), nenin 8 të Ligjit 03/L-212 të Punës, dhe nenin 13 të Statutit të UP-së, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, shpall 

KONKURS
Për këto vende të lira pune në zyrat shërbimeve administrative në UP 

  1. Zyrtar i auditimit të brendshëm (1);
  2. Zyrtar i programit të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës (1);
  3. Zyrtar për komunikim me publikun (1);
  4. Zyrtar administrativ në Qendrën për përsosmëri në mësimdhënie (1);
  5. Zyrtar për mësim (4);
  6. Zyrtar për logjistikë dhe asete (1);
  7. Zyrtar i shërbimit të studentëve për studime BA (3);
  8. Zyrtar i shërbimit të studentëve për studime MA (3);
  9. Zyrtar për arkiv dhe protokollim (3);
  10. Zyrtar për TI në Fakultetin e Arkitekturës (1);
  11. Bibliotekar (2);
  12. Depoist në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore (1); dhe
  13. Asistent administrativ në zyrën e Dekanit (1). 

Kohëzgjatja e emërimit dhe periudha e provës
Për të gjitha pozitat (nga nr. 1 deri në 13) marrëdhënia  punës e nëpunësit themelohet me kontratën e punës për një periudhë të pacaktuar. Puna provuese do të zgjas gjashtë (6) muaj. 

Afati i aplikimit
Afati për paraqitjen e aplikimit nga kandidatët e interesuar do të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë, pas kalimit të afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga hapja e procedurës së konkurrimit, e shpallur nga Njësia e Burimeve Njerëzore në ueb faqen e konkurrimeve të SIMBNJ, respektivisht nga data 14.6.2022 deri më 28.6.2022. 

Dokumentacioni për aplikim: Të interesuarit aplikacionin për konkurrim mund ta shkarkojnë përmes uebfaqes www.uni-pr.edu përmes Sistemit të Integruar për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) ose mund ta tërheqin në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina". Formularit për aplikim i duhen bashkëngjitur dëshmitë mbi përgatitjen dhe kualifikimet e nevojshme arsimore, aftësitë specifike, përvojën e punës etj. Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në zyrën e arkivit qendror, nr. 18, në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina", Rr. "Xhorxh Bush”, nr. 35, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet e Kosovës. 

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t'i prezantojnë për verifikim dokumentet origjinale. 

Shikime 20,537
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 28/06/22 (1 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management