BAJRA N.P.T. është ndërmarrje e mesme e cila operon në tregun kosovar prej dekadash. Bajra N.P.T. është bashkëpunëtor i ngushtë i Komtel Project Engineering Sh.p.k. e cila është distributore e markave me renome botërore si: STIHL, VIKING, NILFISK, VICTORINOX, FISKARS HOME, FISKARS GARDEN dhe BRIGGS & Stratton , në pritje për t’u zgjeruar tutje edhe me brende të reja.
BAJRA N.P.T. Shpall Konkurs për:
- Adminstratë dhe Shitje – 2 pozita,
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të kordinon punët që ndërlidhen me financat,
- Të kryen analiza të ndryshme financiare,
- Asiston në projekte të kompanisë sipas kërkesës së mbikqyrësit,
- Asiston shitjen,
- Të raporton tek drejtori gjeneral për punën që bën,
Kriteret dhe kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë universitare
- Njohje e avancuar e gjuhës angleze,
- Njohuri shumë të mira : Microsoft Office, vecanti Excel
- Përvojë pune
Ne ju ofrojmë:
- Mjedis të shkëlqyeshëm pune dhe zhvillim professional,
- Punë të pavarur me përgjegjësi të lartë profesionale,
- Praktikant/e - 4 pozita;
Kë po kërkojmë ne?
Ne jemi duke kërkuar studentë të nivelit master të cilët:
- Janë të gatshëm për të mësuar dhe të cilët janë në gjendje të përshtatën në mjedise të reja.
- Kanë investuar në studimet e tyre dhe të cilët janë të orientuar drejt zhvillimit profesional.
- Kanë aftësi që të kuptojnë dhe komunikojnë me klientët tanë.
- Janë të gatshëm dhe në gjendje të marrin përgjegjësi dhe të marrin vendime në bazë të arsyes, logjikës dhe sensit të përbashkët.
- Janë të ndershëm dhe të besueshëm, të aftë për të trajtuar informacionin konfidencial me diskrecion.
- Janë entuziast për të kontribuar në objektivat tona.
- Janë njohës të gjuhës angelze,
- Janë njohës të pakos së MS Office
Ne ju ofrojmë:
- Mjedis të shkëlqyeshëm pune dhe zhvillim professional,
- Punë të pavarur me përgjegjësi të lartë profesionale,
- Punë praktike me pagesë,
Nëse plotësoni kushtet e lartëpërmendura, dërgoni CV-në tuaj në adresën: bajranpt@gmail.com nehati_r@hotmail.com
Tel: +38344232956
Për më shumë detaje rreth profilit të kompanisë sonë mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://bajraks.com/
Ju do të kontaktoheni vetëm nëse CV dhe dokumentet e juaja plotësuese do të përzgjedhen nga ekipi jonë. Afati i aplikimit 10 ditë nga data e publikimit