Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

"IMN-Bau Block” si kompani lidere në prodhimin e produkteve nga argjila, është në proces të vazhdueshëm të rekrutimit të profesionistëve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 1 (një) Inxhinieri të Prodhimit në Bau Block.   

Përshkrimi i vendit të punës:

Inxhinieri i Prodhimit në fabrikën e tullave nga argjila është një prej pozitave kyqe në fabrikë dhe pozita kryesore në procesin e prodhimit. Detyrë kryesore e tij është sigurimi i kualitetit dhe vazhdimësisë së prodhimit sipas kualitetit dhe sasisë së kërkuar. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është menaxhimi i stafit vartës, koordinimi i tyre në proceset e punës si dhe siguria dhe kujdesi në punë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të sigurohet për kualitetin dhe sasinë e mjaftueshme të lëndës së pare;
  • Të udhëheqë në tërësi procesin e prodhimit, specifikisht procesin e tharjes dhe pjekjes;
  • Të sigurohet se produktet janë të kualitetit të kërkuar;
  • Të sigurohet se sasia optimale e prodhimit po realizohet;
  • Të kontrollojë lagështinë e lëndës së parë dhe të bëjë përshtatjen e temperaturës me sasinë e produktit dhe lagështin e lëndës së pare;
  • Të menaxhojë dhe udhëheqë me stafin e tij;
  • Të sigurohet se të gjitha rregullat dhe procedurat e ruajtjes së shëndetit në punë po aplikohen me përpikmëri.

   Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë shkollim adekuat për pozitën e punës (përparësi kanë: inxhinjerët e teknologjisë, xehtarisë, makinerisë si dhe inxhinierët e fushave tjera relevante ose që kanë përvojën adekuate);
  • Të ketë njohuri mbi procesin e prodhimit dhe të makinerive të prodhimit;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;

   Dokumentet e kërkuara:

  • CV në format Europian
  • Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

Vërejtje: Punëdhënësi ofron pagë dhe kushte punë mbi nivelin mesatar të tregut dhe të industrisë.

  • Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
  •  Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Inxhinier i Prodhimit)
  •  Konkursi do jetë i hapur deri me datë 24 Qershor 2022

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriteret sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management