Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs pune

Kompania OXA-GROUP me seli në Ferizaj për nevojat e e saja,  hap konkurs për:

“Zyrtar i Burimeve Njerëzore”

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Inicon, përpilon dhe menaxhon konkurse të punës sipas nevojave të kompanisë;
  • Asiston në selektimin kandidatëve dhe përgatit raporte të nevojshme për panelin intervistues në procesin e rekrutimit;
  • Menaxhon pushimet vjetore dhe pushimet e tjera të gjithë stafit në kompanitë e grupit;
  • Përgatit komunikata, vërtetime dhe shkresa të tjera lidhur me detyrat e Burimeve Njerëzore;
  • Asiston zyrtarët e tjerë të Burimeve Njerëzore në detyrat e përditshme;
  • Kalkulon orët e punës për punonjësit në prodhim dhe gjeneron të dhënat financiare për procesim të pagave;
  • Asiston në validimin e listës së pagave mujore në bashkëpunim me palët relevante;
  • Inicon propozime për përmirësim të proceseve në HR dhe ngritje të kualitetit të përgjithshëm në cilësitë profesionale të stafit;
  • Dizajnon dhe implementon mekanizma dhe Indikatorë Kyç të Performancës (KPI) për ngritjen e nivelit të cilësisë dhe efiçiencës në prodhim, por edhe pozita të tjera administrative e menaxheriale.
  • Pranon kërkesat e punonjësve dhe adreson e avokon sfidat dhe problemet e tyre në punë;
  • Asiston në mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërnjerëzore në ambientet e punës, duke u siguruar që komunikimi e trajtimi ndërmjet pjesëtarëve të ekipit punues, zhvillohet me respekt të ndërsjellë;
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera relevante për çështjet e Burimeve Njerëzore, si Departamenti i Financave dhe Administratës, Departamenti i Shitjes dhe Operacioneve, Departamenti i Marketingut.
  • Si dhe detyra tjera të lidhura me natyrën e punës.

Kushtet për aplikim:

  • Niveli i arsimimit të paktën bachelor në fushat relevante si: Administrim Biznesi, Ekonomi, HR apo drejtime të ngjashme. Niveli master, cilësohet si përparësi;
  • Përvojë pune të paktën 1 vit në pozicione të ndërlidhura me administrim, HR apo asistencë në zyre me përgjegjësi të ngjashme;
  • Njohuri të larta të gjuhës angleze së paku niveli B1+, njohja e gjuhëve tjera do të konsiderohet përparësi;
  • Njohuri të avancuar të punës me kompjuter sidomos njohuri të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi për menaxhim të kohës dhe punës nën presion;
  • Aftësi dhe fleksibilitet për të punuar dhe bashkëpunuar me ekipin;
  • Të ketë histori të pastër penale.

Çka ofron kompania:

  • Përkrahje për zhvillim dhe ngritje profesionale;
  • Zgjerim i përvojës dhe diversitet në industri të ndryshme;
  • Pagë atraktive;

Të gjithë të interesuarit për të aplikuar;

Si të aplikoni:

Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: hr@oxa-group.com  me titull në subjekt:  Zyrtar i Burimeve Njerëzore.

Preferohen kandidatë me vendbanim nga Komuna e Ferizajt, ndërsa vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen në intervistë. Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese,referencë,çertifikata të trajnimeve, punime të ndryshme ,  do të merren parasysh.

Afati fundit për aplikim është data 24/06/2022

Shikime 1,924
Kategoria Burime Njerëzore
Skadon 24/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management