Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të saj dhe kjo kërkon edhe rritjen e numrit të punëtorëve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e punëtorëve në të gjitha pikat e Kosovës.

Pozita: Arkëtare

Përshkrimi i vendit të punës:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Përcjellë me kujdes çdo kupon gjatë shitjes dhe analizon me shpejtësi përputhshmërinë e kuponit me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;

→ Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar;

→ Kontrollon cmimet në çdo produkt që kalon në arkë;

→ Pranon pagesa dhe kthen ndryshimin në mënyrë të duhur;

→ Futë artikujt në qese sapo të kryehet pagesa;

→ Bartë përgjegjësinë për çdo diferncë të të hollave në përmbyllje të ditës;

→ I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personat përgjegjës;

→ I raporton Menaxherit të pikës përkatëse në lidhje me ankesat nga konsumatorët;

→ Duhet të ketë njohuri mbi programin e shitjes dhe t‘i njohë produktet që gjenden në Bau Market;

→ Duhet të jetë e njoftuar mbi të gjitha aksionet apo zbritjet, të cilat bëhen nga kompania;

Pozita: Shitës në sekor

→ Sektori i Veglave të Punës, Sektori i Ujësjellësit, Sektori i Elektrikës, Sektori i Paisjeve Shtëpijake, Sektori i Meremetimit

Përshkrimi i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë shumë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e shitësit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është edhe që menaxhimi i stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e targeteve;
→ Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të

     mallit në sektorin e tij;

→ Të njohë blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;

→ Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjejë zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofrojë 

     disa zgjidhje alternative;

→ Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;

→ Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;

→ Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj në avancimin e stafit të ri;
→ Të jetë gjithmonë i gatshëm të punojë edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
→ Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të “Bau Market”.

Pozita: Shitës/ Praktikant në sektor:

 → Sektori i Veglave të Punës, Sektori i Ujësjellësit, Sektori i Elektrikës, Sektori i Paisjeve Shtëpijake, Sektori i Meremetimit

Përshkrimi i vendit të punës:

Shitës/ Praktikant në sektor është pozitë shumë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e shitësit praktikant është nxënja e njohurive të cilat I transmetohen nga një I punësuar përgjegjës për të. Shitësi Praktikant duhet të përpiqet të njoh procesin e shitjes, të njeh produkt, blerësit, të identifikojë nevojave e tyre, dhe të kontribojë në rritjen e shitjeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e targeteve;
→ Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;

→ Të njohë blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;

→ Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjejë zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofrojë disa zgjidhje alternative;

→ Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;

→ Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;

→ Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj në avancimin e stafit të ri;
→ Të jetë gjithmonë i gatshëm të punojë edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
→ Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të “Bau Market”.

Pozita: Shofer i kategorisë C

Përshkrimi i vendit të punës për pozitë Shofer:

Pozita e Shoferit është pozitë e rëndësishme në procesin e punës brenda organizimit të kompanisë “Bau Market”. Detyrë kryesore e shoferit është drejtimi i automjeteve të kompanisë sipas nevojave dhe kërkesave të saj. Respektimi i rregullave të komunikacionit, rregullave të punës, mbrojtjes dhe sigurisë në punë, kujdesi ndaj mirëmbajtjes së automjetit janë disa nga obligimet e pashmangshme të një shoferi.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Patent shofer me kategorinë C të plotë;
  • Të ketë aftësi ngasëse shumë të mira;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkëtare)

→ Ky konkursi do jetë i hapur gjatë gjithë vitit 2022, me organizime të intervistave në periudha sipas nevojës së punëdhënësit Bau Market.

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.

Shikime 3,792
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 29/06/22 (2 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management