Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Client Advisor

Kompania: Swinto Sh.a. Rr. Ferid Curri, Prishtinë

Afati për aplikim: 30 dite

Pozita të lira: 4 (prej tyre 1 pozite e shpallur per njohes te gjuhes gjermane)

Swinto Sh.a e licensuar nga BQK si Institucion Financiar Jo-Bankar është një kompani FinTech e cila është e fokusuar në industrinë e financave dhe teknologjisë ku ofron shërbime të ndërlidhura me financat digjitale në Kosovë dhe Zvicër përmes aplikacionit Swinto.

Pozicion i hapur i punës: Client Advisor

Përgjegjësitë përfshijnë:

  • Njohuri te shkelqyera per sherbimet financiare dhe zgjidhjet teknologjike qe ofrohen permes aplikacionit SWINTO.
  • Marrëdhënie të mira me klientët duke trajtuar pyetjet dhe shqetësimet me shpejtësi dhe profesionalizëm.
  • Sigurohet që të gjitha kërkesat e klientit të përpunohen në kohë e pa vonesa.
  • Udhëzime për përdoruesit, rreth produktit.
  • Komunikimi përmes live chat.
  • Mbështetje cilësore për klientët gjatë fazave të hapjes së llogarisë, si dhe gjatë gjithë ekzistencës së llogarive individuale e biznesore.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, në mënyrë që është i aftë të fitojë besimin e klientëve.

Aftësitë / Kërkesat:

  • Njohuri të larta të gjuhës gjermane me aftësi të shkruara dhe verbale (1 pozite).
  • Rrjedhshmëria komunikuese biznesore në gjuhës shqipe dhe angleze (3 pozita).
  • Aftësi të jashtëzakonshme të dëgjimit dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Bindës dhe i orientuar drejt rezultateve;
  • Diplomë të shkollës së mesme; diplomë kolegji e preferuar;
  • Njohuri të mira në platformat, përmes të cilave menaxhohen kërkesat e klientëve
  • Përvoja e mëparshme e punës në një pozite të ngjashme është avantazh, posaçërisht nëse kjo përvojë është krijuar në cilësinë e mbështetjes së klientëve në industritë teknologjike ose bankare.
  • Aftësi te mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi qe është i aftë të fitojë besimin e klientëve.
  • Gadishmëria për të punuar në orar fleksibil.

Benefitet:

  • Sigurim shëndetësor;
  • Mjedis pozitiv i punës;
  • Pagë konkuruese duke u bazuar në përvojën dhe aftësitë e aplikuesit/ës;
  • Mundësi e mirë avancimi brenda kompanisë, posaçërisht në departmentin e shitjes marketingut dhe teknologjisë.

Nëse jeni të interesuar t'i bashkoheni ekipit tonë me një mundësi të mirë avancimi, dërgoni CV -në tuaj, duke specifikuar rolin për të cilin po aplikoni në info@velanis.ch jo ​​më vonë se 30. Qershor 2022. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen permes emailit ose telefonit.

Shikime 2,532
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 24/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management