Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
  • Pozita: Inxhinierë të makinerisë (2 pozita)
  • Pozita: Inxhinierë të elektros - energjetikës (2 pozita)
  • Pozita: Elektricist (5 pozita)
  • Pozita: Inxhinierë i makinerisë (2 pozita FPP)
  • Pozita: Tornitor i kualifikuar (3 pozita FPP)
  • Pozita: Saldues elektrik (4 pozita FPP)
  • Pozita: Saldues me gaz CO2 (2 pozita FPP)
  • Pozita: Prerës dhe saldues me autogjen (2 pozita FPP)
  • Pozita: Agjustator (4 pozita FPP)
  • Pozita: Elektricist (2 pozita FPP)

Në bazë të nenit 8 dhe 10 par.2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të Punës, nenit 8 paragrafi 2 të Rregullorës për Marrëdhënie pune në Trepça Sh.A, nenit 22 paragrafi 3 dhe 4 i Statuti të Trepça Sh.A, Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Trepça Sh.A me datë 25.05.2022 publikon këtë: 

KONKURS
Për plotësimin e këtyre vendeve të lira 

Inxhinierë të makinerisë (2 pozita në njësinë biznesore Miniera me Flotacion Stantërg) 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Përkujdeset për stabilimentet makinerike, kompresorët, ventilatoret, gypat e ajrit dhe ujit, përkujdesje dhe mirëmbajtje të paisjeve të sistemit te pompimit, makinerive ngarkuese, vagonetave, lokomotivave diesel, ashensoret bartës, litarët, reduktorët, sistemet hidraulike dhe pneumatike etj
  • Përpilimi i raporteve të rregullta për punën në fushat e përgjegjësive dhe detyrave të caktuara;
  • Koordinon punët me udhëheqësin e mirëmbajtjes dhe prodhimit rreth riparimeve të makinave dhe stabilimenteve makinerike
  • Planifikon furnizimin dhe specifikon pjesë makinerike. 

Inxhinierë të elektros - energjetikës (2 pozita në njësinë biznesore Miniera me Flotacion Stantërg) 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri të Elektroenergjetikës 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Përkujdeset për stabilimentet elektro energjetike, stabilimentet shpërndarëse, stabilimentet elektroenergjetike të ventilimit, ajrimit të kompremituar, pompimit dhe stabilimenteve të ashensorëve;
  • Përkujdesje dhe mirëmbajtje të paisjeve të tensionit njëkahor, si bateri industriale dhe lokomotivat;
  • Përpilimi i raporteve të rregullta për punën në fushat e përgjegjësive dhe detyrave të caktuara;
  • Koordinon punët me udhëheqësin e mirëmbajtjes dhe prodhimit rreth riparimeve të makinave dhe stabilimenteve;
  • Bën planifikimin dhe furnizimin me paisje , stabilimente elektrike dhe material elektrik.


Elektricistë (5 pozita në njësinë biznesore Minierat me Flotacion Stantërg) 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

  • Diplomë të shkollës së mesme 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Kryen dhe mirëmban stabilimentet elektroenergjetike në minierë;
  • Kryen dhe mirëmban paisjet e kombinuara energjetike, elektronike, pneumatike dhe hidraulike me tensione të kombinuara;
  • Kryen dhe detyra shtesë të ndërlidhura dhe të caktuara nga udhëheqësi;
  • Përpilimi i raporteve të rregullta për punën në fushat e përgjegjësive dhe detyrave të caktuara; 

Inxhinier i makinerisë (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit) 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale: 

  • Përgatitja universitare (Fakulteti i makinerisë) 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Mbikëqyrë dhe është përgjegjës për riparimet mekanike të veglave, makinave dhe paisjeve
  • Planifikon, organizon dhe përcakon prioritet për furnizim me pjesë rezervë
  • Planifikon dhe organizon kryerjen e testeve të paisjeve sipas rregullave teknike
  • Organizon sistemimin dhe ruajtjen e literaturës profesionale dhe dokumentacionit teknik për vegia, makina dhe paisje ekzistuese. 

Tornitor i kualifikuar (3 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit) 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale: 

  • Diplomë të shkollës së mesme 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Përdorimi i të gjitha veglave matëse të tornitorit
  • Të bëjë përpunimin e vizatimeve punuese dhe skicave
  • Të përpunoj të gjitha mënyrat e gdhendjes
  • Të ketë njohuri në përpunimin e të gjitha materialeve 

Saldues elektrik (4 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

  • Diplomë të shkollës së mesme 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Të ketë njohuri dhe të ketë aftësi në përdorimin në aparaturat e saldimit elektrik
  • Të bëjë saldimin e pjesëve të plasaritura
  • Të bëj saldimin në të gjitha pozitat
  • Saldimi i metaleve të ngjyrosura, legurave si dhe gizës
  • Saldimi i gypave dhe paimeve të nxehjes 

Saldues me gas CO2 (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit) 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale: 

  • Diplomë të shkollës së mesme 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Njohja dhe shfrytëzimi racional i gasit dhe paisjeve për punë me gas CO2
  • Përgatitja e aparaturës për saldim me gas inbrojtës CO2
  • Saldimi i rezervuarëve -Saldimi i konstruksioneve metalike
  • Saldimi i pjesëve të plasaritura
  • Saldimi i gypave me shtypje të lartë me gas 

Prerës dhe saldues me autogjen (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit) 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale: 

  • Diplomë të shkollës së mesme 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Saldimi i pjesëve ku kërkohet saldimi të jetë i pastër dhe vendet e salduara nuk janë të ngarkuara me shtypje të larta.
  • Prerje me autogjen të materialeve me trashesi deri 20mm
  • Saldimi i pjesëve thithëse të thjeshta me autogjen
  • Saldimi i pjesëve të cilat përpunohen
  • Njohja e paisjeve për punë dhe shfrytëzimi racional i gasit


Agjustator (4 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit) 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale: 

  • Diplomë të shkollës së mesme 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Përpunimi i të gjitha skicave dhe vizatimeve
  • Punon me të gjitha veglat e paisjeve të agjustatorëve
  • Punon në prodhimin e disa veglave (çekan, shpuese etj)
  • Punimi dhe montimi i paisjeve të makinerisë 

Elektricistë (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit) 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale: 

  • Diplomë të shkollës së mesme 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Regullimin e instrumenteve elektrike dhe kontrolluese
  • Riparimin gjeneral të makinave elektrike
  • Punimi i elektroinstalimeve të makinave dhe paisjeve
  • Vazhdimi i kabllove si dhe lidhja e tyra 

Inxhinier të energjetikës të diplomuar (5 pozita në Trafostacion ) 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale: 

  • Inxhinier i diplomuar i energjetikës
  • Përvojë pune në energjetik së paku 3 vite 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Të ketë aftësi të punës profesionale të ketë njohuri në skemat, vizatimet teknike dhe të njeh punën e trafostacionëve
  • Të ketë aftësi të punës në ekip
  • Organizon punën, kontrollon kualitetin e punës dhe përcjell gjendjen e mirëmbajtjes së trafostacionëve, jep dhe cakton orarin e manipuluesve në stabilimentet e trafostacionit; 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT 

Kandidatët për pozitat e lartëcekura duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV-në;
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional;
  • Certifikatën (dëshminë) nga gjykata kompetente që dëshmon se nuk është nën hetime jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
  • Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit). 

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në Arkivin e Trepça Sh.A, në Menaxhmentin e Trepça Sh.A, Parkun Industrial në Mitrovicë çdo ditë pune nga ora 8 deri në ora 16:00. 

Afati i konkursit është i hapur 15 ditë nga data e publikimit shtypin ditor. Për informata shtese: www.trepcacorporation.com si dhe e-mail adresa: contact@trepcacorporation.com

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Shikime 5,895
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 26/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management