Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs per punesim, Specialist logjistike dhe menaxher shitjeje

Shpallje per vende te lira pune ne kompanine TLS sh.p.k- Transport & Logistic Solution.

Fusha e veprimit te postit te punes Specialist logjistike dhe menaxher shitjeje.

*Organizimi me perpikmeri dhe korrektesi I transportit te mallrave nga vendi I origjines deri ne destinacionin e kerkuar nga klienti sipas kerkesave specifike te klientit dhe ne perputhje me procedurat operacionale te kompanise.

*Specialisti I logjistikes  dhe shitjes analizon dhe perpilon strategjine e organizimit te transportit ne menyren me eficiente te mundeshme dhe harton strategjine e  shitjes se sherbimeve ne perputhje me kerkesat e klientit dhe  objektivat e Kompanise,.

 

Detyrat dhe pergjegjesite;

  • Saktesia ne marrjen e informacioneve te domsdoshme nga kerkesat e klienteve dhe perpunimi I te dhenave per organizimin e transportit te ngarkesave ne kohen e duhur.
  •  Kordinimi I porosive te klienteve ne organizimin efficient te transportit grupazh ne import dhe eksport.
  •  Kujdes I vecante dhe vemendje maksimale ndaj kerkesave specifike te klienteve, angazhimi I strukturave perkatese per realizimin me sukses te kerkesave te klientit.
  •  Identifikimi I furnitoreve /partnereve qe do organizojne transportet perkatese dhe percjellja e informacionit te sakte tek ata per rezervimin e mjeteve (transportin me det/toke/ajer).
  •  Evidenton dhe zgjidh ne kohe  problemet qe mund te dalin gjate procedures standarte te transportit .
  •  Mban te informuar palet e interesuara per statusin e mallit ne transport.
  •  Koordinon me agjensite doganore ne import dhe export per pergatitjen ne kohe te procedurave doganore dhe sigurimin e dokumentacionit perkates.
  • Komunikim teper korrekt dhe professional me klientet si ne procedure standarte te operimit ashtu dhe ne zgjidhjen e problemeve logjistike dhe ankesave te klientit.
  • Perpjekje maksimale per kenaqjen e klienteve besnik dhe  zgjerimin e aktivitetit me klient te rinj. Aftesia per negocim me klientet .
  •  Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve dhe ia prezanton ato kompanisë.
  •  Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet dhe ofertat.
  • Komunikim dhe koordinim shume I mire me departmentet e tjera ne kompani per perfundimin zinxhir te proceseve te punes nga ofertimi deri ne faturimin e sherbimit ndaj klientit.
  •  Pergatitjen e raporteve periodike mbi rezultatet  e arritura dhe percaktimi  objektivave per te ardhmen.

Kriteret dhe kushtet e pranimit;

  • Te kete experience pune mbi 3vjet ne fushen e transportit nderkombetar te mallrave.
  • Preferohen kandidate te cilet kane pervoje pune ne kompani transporti apo  shpedicion .
  • Te zoteroje gjuhen Angleze, ( prefereohet te njohe dhe gjuhen serbo-kroate etj).

Te gjithe kandidatet qe I plotesojne kushtet e siperpermendura  te dergojne menjehere  CV ne adresen albanamakashi@tls-ks.com

Kandidatet qe plotesojne kriteret do njoftohen per daten e intervistes.

Shikime 2,098
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 24/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management