Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Krijues i Përmbajtjes Vizuale (Visual Content Creator)

Lokacioni: BONEVET Prishtina

Orari i Punës: Orari i Plotë

Rreth BONEVET

 BONEVET është hapësirë krijuese ku fëmijët nxitën që të zbulojnë talentet dhe aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë ato me pasion dhe dashuri. BONEVET është një institucion arsimor jofitimprurës dhe joformal i themeluar në vitin 2014 nga fondacioni privat UNË E DU KOSOVËN.

BONEVET është dizajnuar për të stimuluar kuriozitetin, imagjinatën dhe kreativitetin e fëmijëve. Fëmijët inkurajohen që të mësojnë përmes lojës dhe teknologjisë, të krijojnë lojërat e veta, të programojnë robotë, të bëjnë prototipa me 3D printer, të punojnë së bashku me fëmijët e tjerë, të zgjidhin gjëegjëza dhe mistere të ndryshme, të zhvillojnë shkathtësitë e komunikimit, të lexojnë libra dhe të mësojnë gjuhë të huaja.

Rreth Pozitës

 Pozita kërkon aftësi në planifikim, krijim dhe në dizajnim. Krijimin e përmbajtjeve vizuale si video, fotografi, përmbajtje promovuese për marketing dhe projekte të ndryshme që kërkohen nga fondacioni. Si anëtar i Ekipit të Marketingut, ju do të jeni përgjegjës për identitetin vizual të fondacionit dhe prodhimin e përmbajtjes vizuale.

 Përgjegjësitë kryesore

  • Mbikëqyrja dhe krijimi i përmbajtjeve vizuale në mediat sociale të BONEVET Prishtina, në faqen e internetit dhe printim.
  • Planifikimi dhe implementimi i kampanjave vizuale në baza dy mujore për klasat dhe kampet verore.
  • Post-produksioni dhe montimi i të gjitha fotografive dhe videove.
  • Krijimi i përmbajtjeve informative si infografikë, broshura dhe fletushka.
  • Dizajnimi i aseteve që mund të përdoren në faqen e internetit.

Aftësitë e kërkuara

  • Përvojë në fushën e dizajnit grafik.
  • Të krijojë përmbajtje vizuale për mediat sociale dhe mediumet e tjera dixhitale duke përdorur video, fotografi dhe dizajn grafik.
  • Të njoh rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Të jetë i/e aftë me programet si Illustrator, Photoshop dhe Premiere Pro.
  • Aftësi për të kryer disa projekte në të njejtën kohë.
  • Të jetë kreativ/e dhe të ketë një sy të shkëlqyer për detaje
  • Aftësi për të menduar ide kreative për të promovuar fondacionin.

Afati i fundit për aplikim është 06.06.2022

Apliko këtu

Shikime 675
Kategoria Art dhe Kulturë
Skadon 06/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management