Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalNJOFTIM
Mundësi për punë praktike në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale
Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për:
- Një (1) praktikant në Prishtinë me orar të plotë me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh
- Një (1) praktikant në Ferizaj me orar 4 orë në ditë (50%) me kohëzgjatje prej një (1) viti
Praktikantët duhet të jenë studentë në vitin e fundit te studimeve ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bacholer në universitetet publike ose kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës. Për këto pozita mund të aplikojnë vetem kandidatët e drejtimit juridik. Puna praktike do të mbahet në institucione të ndërlidhura me drejtësinë komeciale, partnerë të projektit.
Rreth Programit Drejtësia Komerciale
Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt pesë vjeçar, dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat që do të zvogëlojnë mundësitë për korrupsion, do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të përmirësojnë kapacitetin e gjykatave mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi gjithashtu do të punojë me institucione relevante në ndërtimin e profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat; pastaj, rritjes së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë.
Kandidatët duhet të kenë:
Përveq tjerash, kandidatët duhet të plotësojne kushtet e cekura në paragrafin: Mbrojtja dhe siguria në punë në vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Dokumentet e kërkuara:
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:
Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën dblakajdemaj@dexisonline.com Data e fundit e aplikimit është 1 qershor 2022 ora 16:00. Shënoni “Intern-qytetin” në titullin e e-mail-it. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do te kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.