Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Punëtorë në prodhim (2), Agjent/e i/e Shitjes, Menaxher në prodhim

Fresh-co shpk
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Fresh-Co me seli në Pejë e cila merret me prodhimin e produkteve higjienike dhe sanitare shpall konkurs në katër vende pune për pozitën:

Punëtorë në prodhim – (2)
Agjent/e i Shitjes – (1) 
Menaxher ne repartin e prodhimit – (1)

Për Pozitën Punetore në Prodhim

Detyrat e punës

  • Përgjegjës për linjën e prodhimit ose pozitën ku i caktohet në prodhim
  • Të ketë kujdes të veçant gjatë procesit të prodhimit
  • Asiston ose zëvëndëson koleget tjer sipas nevojës

Kualifikimet

  • Të jetë në gjendje të punojë nën presion
  • Të jetë në gjendje të punojë në grup
  • Të jetë i motivuar dhe i kujdesshëm në detyrat që i caktohen
  • Përparësi kan kandidatët që kanë eksperiencë pune në prodhim
  • Përparësi kanë kanditatët që kanë njohuri për makinerit prodhuese

Për Pozitën Agjent/e i Shitjes 

Detyrat e punës

Përgjegjësitë kryesore:

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
  • Zbaton planin e parashikuar të shitjes
  • Analizon prezencën e produkteve në treg
  • Përcjell konkurrencën në treg
  • Prezanton produktet e kompanisë
  • Realizon të gjitha komunikimet me klientë
  • Raporton në baza ditore menagjerit
  • Të jetë në gjendje për të maksimizuar promovimin dhe shitjet 
  • Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes

Kualifikimet

  • Përparësi kan kandidatët që kanë eksperienc pune në shitje së paku 1 vitë
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative
  • Të ketë patent të kategoris B
  • Përparsi kanë kandidatët që kanë diplomë universitare në menaxhment, marketing apo fushë të ngajshme.

Për Pozitën Menaxher në Repartin e Prodhimit 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Planifikon dhe organizon procesin periodik të prodhimit (ditor/javor/mujor);
  • Sigurohet për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Vendos standartet e kontrollit të cilësisë;
  • Harton dhe mbikqyr procesin e prodhimit për të garantuar ecurinë e tij pa problem dhe shpërndarjen në kohë të të gjitha porosive;
  • Komunikon çdo problem në lidhje me procesin e prodhimit, sa më shpejt të jetë e mundur;
  • Planifikon dhe manaxhon të gjithë procesin e porosisë dhe blerjes së lëndëve të para;
  • Planifikon dhe organizon riparimin & mirëmbajtjen rutinë të pajisjeve të prodhimit;
  • Sigurohet që cilësia e çdo produkti që prodhohet të jetë brenda standartit të vendosur nga kompania;
  • Harton procedurat e produktivitetit në procesin e prodhimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike;
  • Koordinon rrjedhën e punës dhe disponueshmërinë e fuqisë punëtore, duke komunikuar pjesëmarrjen, postet e punes, performancën, kohën e lejes për të shmangur ndërprerjet e procesit në fabrikë;
  • Harton dhe ekzekuton programet parandaluese dhe korrigjuese të mirëmbajtjes. Sigurohet që makineritë janë gjithë kohën në punë;
  • Sigurohet që punonjësit punojnë në përputhje me standardet e kompanisë dhe departamentit për cilësinë, produktivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë;
  • Orienton dhe trajnon punonjësit e rinj sipas nevojës duke përfshirë edhe disiplinimin e punonjësve sipas politikave të kompanisë dhe sipas nevojës.

Kualifikimet dhe Përparësitë

  • Përparësi kanë Kandidatët me Diplomë universitare në “Teknologji ushqimore” ose degë të ngjashme. Diplomat e niveleve më të larta përbëjnë avantazh;
  • Përparësi kanë Kandidatët me eksperiencë pune në industrinë përkatëse;
  • Aftesi të shkëlqyera komunikimi;
  • Patent Shofer  kategoria B.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e shpalljes.

Të gjithë të interesuarit të na kontaktojn në:

Tel: 049 366 560  

Email: anton.freshco@gmail.com

 Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

Shikime 1,381
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 09/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management