Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Specialist për marrëdhënie me klientë institucional (m/f)

Kompetencat

  • Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
  • Preferohet kualifikimi pasuniversitar MA;
  • Përvojë e mëparshme së paku pesë (5) vite, dhe përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
  • Përvojë paraprake me klientë, preferohet në sektorin bankar;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes, prezantimit dhe komunikimit;
  • Aftësi të shkëlqyera të menduarit në mënyrë kritike dhe zgjidhjeve të problemeve;
  • Vetë-motivues dhe i/e shkathët me fokus në mbylljen e veprimeve/planifikimeve me sukses;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përshkrimi i vendit të punës

  • Monitoron trendet dhe zhvillimet e tregut bankar;
  • Identifikon klientët potencial për mbledhje të depozitave përmes promovimit të ofertave dhe mirëmbanë klientët aktual të Korporatave, institucionet publike, kompani të sigurimeve etj.
  • Mbledhë, analizon dhe verifikon informatat që lidhen me klientët e Korporatave, institucionet publike, kompani të sigurimeve ,etj
  • Menaxhon/monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e korporatave, institucionet publike, kompani të sigurimeve etj.
  • Krijon relacione afatgjata dhe profesionale me klientë;
  • Të ketë njohuri rreth produkteve dhe shërbimeve bankare dhe ti prezantoj ato tek klientët potencial;
  • Mbanë raporte dhe vizita të rregullta me klientë;
  • Zgjerimi/rritja e portfolios së depozitave duke targetuar klient të ri dhe dhënia e rekomandimeve rreth përvetësimit të klientëve të rijnë;
  • Realizon tragetet e përcaktuar nga departamenti në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Përpilon oferta gjithëpërfshirëse për klientët institucional dhe korporatës në bashkëpunim me departamentin e shitjes;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 03.06.2022

 

Shikime 1,414
Kategoria Banka
Skadon 03/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management