Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
FTESË PËR APLIKIM
Programi: SHKOLLIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL NË GJERMANI - AUSBILDUNG
Profesioni: PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)
Viti përgatitor: 2022/2023
Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK edhe në këtë vit vazhdon partneritetin me institucione publike dhe jo-publike të Gjermanisë, për realizimin e programit të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional- AUSBILDUNG (siç njihet në Gjermani), në Profesionin “Përkujdesës Profesional (Pflegefachkraft)” me synim punësimi si “Përkujdesës ndaj të Moshuarve”.
Suksesi i jashtëzakonshëm i gjertanishëm, me interes për të gjitha palët, ka rezultuar me kërkesa të reja të partnerëve nga Gjermania për përzgjedhjen dhe përgatitjen e kandidatëve të rinj, me ç ‘rast kemi kënaqësinë të ju prezantojmë këtë:
FTESË PËR APLIKIM PËR 140 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG
Pjesa e përgjithshme:
Nëse Ju:
Ju ofrohet:
Mënyra e aplikimit
Aplikimi bëhet vetëm online. Për të plotësuar formularin online, ju duhet të keni një Email në Gmail, apo të hapni një të re. Formularin për aplikim mund ta plotësoni përmes linkut: https://forms.gle/GLoPZxkiyNnjYw2ZA, më së largu deri me 12.06.2022.
Ju inkurajojmë që formularin ta plotësoni me vëmendje të shtuar, pa nguti dhe të jetë në përputhshmëri me motivet dhe planet e juaja Jetësore. Të gjithë partnerët tanë i ofrojnë kushtet e ngjashme në Program, mirëpo nëse dikush ka arsyeja të veçanta për njërin apo tjetrin partner, atëherë në pjesën e fundit të formularit, ju keni mundësi ta zgjidhni (selektoni) njërin prej partnerëve tanë apo edhe rubrikën e fundit “ i pa përcaktuar”. Për ta kuptuar më lehtë se ku gjendet secili prej partnerëve tanë, klikoni KËTU.
Nëse keni ndonjë paqartësi, ju mund të na kontaktoni në +383 44 507 628, +383 38 554 155 apo na shkruani në aplikimet.appk@gmail.com
E mirëpresim aplikimin tuaj,
Stafi i APPK-së