Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvoje shumëvjeçarë ne industrinë e ushqimit me prodhimin e varieteteve te ndryshme te produkteve te miellit.

Ne ofrojmë buke dhe pjekurina te tjera te kualitetit shume te larte te cilat janë te certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve me te larta ndërkombëtare.

Me qellim te zgjerimit te rrjetit te shitjes ne ju ftojmë te gjithë te interesuarit te aplikojnë për pozitën ne vijim :

Zyrtar/e te financave  - 1 pozite

Detyrat kryesore:

  • Përgatitja e librave tregtar, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetëse si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi tek udhëheqësi i ekipit.
  • Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve për qira, interes, tatimit ne paga, TVSH dhe tatime tjera direkte,
  • Regjistrim dhe kontrollim te faturave blerëse dhe shitëse,
  • Kalkulimi i pagave dhe bonuseve,
  • Barazimi i blerësve dhe furnitoreve,
  • Regjistrimi e bankave dhe raportime ditore,
  • Përgatitje e raporteve dhe analizave sipas nevojave dhe kërkesave,
  • Punë të tjera profesionale të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave

.Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Financa (përparësi kanë kandidatët me Master)
  • Përvojë pune mbi 3 vite në fushën e Financave ose Kontabilitetit
  • Certifikata si  “Teknik i Kontabilitetit” e preferueshme
  • Njohuri për përdorimin e programeve të kontabilitetit dhe pakos Microsoft Office
  • Njohje të mirë të Gjuhës Angleze, e preferueshme

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike:  career@premiumbakery.net

Vetëm kandidatet qe hyjnë ne rrethin e ngushte do te njoftohen përmes telefonit dhe do te ftohen ne interviste.

Konkursi mbetet i hapur nga data 23/05/2022 – 23/06/2022

Shikime 2,737
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 22/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management