Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shpallje
Këshilltar/e për Zyrën për Ndërmjetësim në Punësim

Kosova-Women 4 Women është në kërkim të një Këshilltari/e për Zyrën për Ndërmjetësim në Punësim, në Prishtinë, për projektin “I SEE - Mundësitë e Përmirësuara të Vetëpunësimit dhe të Punësimit” që financohet nga nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë pozitën e grave në ekonomi dhe tregun e punës në komunat e rajoneve të Prishtinës dhe Ferizaj. Projekti synon kryesisht gratë e margjinalizuara dhe do të punojë drejt ndërtimit të kapaciteteve të tyre në fusha që parandalojnë gratë të bashkohen në tregun e punës dhe ekonomisë.  Keshilltari/ja pritet që t’a këshilloj Zyrën për Ndërmjetësim në Punësim të organizatës Kosova Women 4 Women.

Kandidatet/ët që plotësojnë kërkesat minimale kërkohet të përcjellin letrën e motivimit, CV-në dhe oferten per tarife ditore në: human.resources@k-w4w.org. Afati i fundit për aplikim është 29 maj 2022. Shprehjet e interesit që arrijnë pa informacione dhe dokumente të kërkuara do të përjashtohen nga shqyrtimi.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Këshillon në rritjen e çasjes në informata dhe shërbime në lidhje me tregun e punës
  • Këshillon në ofrimin e shërbimeve online dhe në mënyrë digjitale
  • Këshillon në zhvillimin e shërbimeve për zhvillim të karierës në planifikim të karierës dhe në kërkim të punës

AFTESITE DHE KUALIFIKIMET

  • Diplomë BA në biznes ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë pesë vjeçare e punës në fushat përkatëse, .
  • Shkathtësi të mira verbale, të shkruar dhe prezantuese.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si në mënyrë të pavarur ashtu edhe si pjesë e një ekipi.
  • Kompetenca në aplikacionet e Microsoft duke përfshirë Word, Excel dhe Outlook.
  • Aftësi për të punuar në afate të shkurta

KW4W nuk diskriminon në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës kombëtare, statusit martesor, pjekurisë, paaftësisë fizike ose mendore, pamjes personale, përgjegjësive familjare, përkatësisë politike ose statusit si i/e paaftë ose veteran ose ndonjë status tjetër.

Shikime 983
Kategoria Administratë
Skadon 29/05/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management