Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

RN00008914
Lloji i rekrutimit: Pranim i hapur
Data e njoftimit: 28/04/2022
Afati për aplikim: 28/05/2022 - 04/06/2022

Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 (1,4) i Rregullores Nr.01/2022 për  pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë,  shpallë: 

Konkurs 

Pranim i hapur 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar 

  • Titulli i pozitës së punës Sekretar i Përgjithshëm 1
  • Klasa e pozitës Drejtues i Lartë 1
  • Kohëzgjatja e emërimit 4 Vjeçar/Godine
  • Koeficienti/Paga 1171,18
  • Nr. i kërkuar 1
  • Data e njoftimit 28/04/2022
  • Afati për aplikim 28/05/2022 - 04/06/2022
  • Institucioni Zyra e Kryeministrit të Kosovës
  • Departamenti Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
  • Nr. i Referencës RN00008914
  • Kodi i procedurës RPC0001389 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Mbështet dhe jep këshilla të nivelit të lartë drejtuesit të institucionit në përcaktimin e politikave, strategjive dhe  objektivave të institucionit dhe zhvillimit të tyre; 
  • Mbështet Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministrin në punën e tyre; 
  • Siguron koordinimin dhe hartimin e politikave, objektivave si dhe formulimin dhe zhvillimin e programeve,  procedurave dhe standardeve përkatëse për zbatimin e tyre brenda Zyrës së Kryeministrit dhe Qeverisë në tërësi;
  • Miraton planet e punës, planet e veprimit dhe nismat për arritjen e objektivave në afat të shkurtër, të mesëm dhe  të gjatë dhe organizon punën dhe përcakton detyrat sipas njësive kryesore administrative; 
  • Koordinon dhe garanton përfshirjen e kontributeve të dhëna nga departamentet, dhe/ose struktura të tjera të  institucionit gjatë procesit të formulimit të politikave dhe strategjive sipas fushës së përgjegjësisë;
  • Siguron zbatimin e legjislacionit, politikave dhe vendimeve të drejtuesit të institucionit si dhe zgjidhjen e  problemeve të ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të institucionit; • Siguron koordinimin e duhur me Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive të tjera; 
  • Siguron përgatitjen dhe ekzekutimin e buxhetit për zbatimin e politikave, qëllimeve dhe objektivave të  institucionit dhe siguron një sistem efikas të kontrollit të brendshëm financiar dhe identifikon mundësitë për  zvogëlimin e shpenzimeve. 
  • Menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të institucionit dhe krijon politika dhe programe për  administrimin, përzgjedhjen, trajnimin, stimulimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, si dhe udhëheqjen dhe  menaxhimin e tyre. 
  • Përfaqëson institucionin me autorizimin e drejtuesit të institucionit në takime dhe forume brenda dhe jashtë  vendit në fusha dhe çështje që lidhen me mandatet dhe funksionet e institucionit. 
  • Kryen çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i është caktuar me ligj ose i është deleguar shprehimisht nga  udhëheqësi i institucionit. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas Ligjit nr.06/L 114 për zyrtarët publik. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Diplomë universitare me të paktën 240 kredi / ECTS ose ekuivalente, preferohet në fushat që lidhen me  fushëveprimin e institucionit ku rekrutohen, siç janë: drejtësia, menaxhimi, shkencat politike, administrata publike  dhe të ngjashme. Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit,  Shkencës dhe Teknologjisë. 
  • Kualifikime të posaçme formale: 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshire së paku pesë (5) vite  përvoje pune në pozita drejtuese.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese (lidership), formulim politikash, dhe menaxhim strategjik.
  • Shkathtësi të shkëlqyera strategjike dhe analitike që mundësojnë të këshilloj për çështje komplekse me  besueshmëri dhe përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të institucionit.  
  • Aftësi për të udhëhequr bashkëpunimin dhe për të menaxhuar ndryshime të rëndësishme në organizata të  mëdha dhe komplekse.
  • Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të  shërbimit civil.  

Kërkesa specifike 

Përvojë e menaxhimit dhe koordinimit të projekteve të vështira, të dëshmuar në mënyrë ideale nga kualifikimi PMP ose  ekuivalenti i tij. 

Rrjedhshmëri në të folur, lexim dhe shkrim në gjuhën angleze të paktën në Nivelin B2 CEFR (përcaktohet si aftësia për të  komunikuar pa përpjekje me folësit amtar). 

Të jetë shumë i motivuar dhe i përgatitur për të vepruar brenda një mjedisi kërkues; 

Njohja e gjuhës serbe duhet të konsiderohet si përparësi. 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Aftësi të larta organizative, udhëheqje, formulim politikash dhe menaxhim strategjik. 
  • Aftësi të shkëlqyera strategjike dhe analitike që ia mundësojnë të këshillojë për çështje komplekse me  besueshmëri si dhe përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të institucionit. 
  • Shkathtësi për të udhëhequr bashkëpunimin dhe për të menaxhuar ndryshime të konsiderueshme në organizata  të mëdha dhe komplekse. 
  • Njohuri të gjera në lidhje me fushën e përgjegjësisë së institucionit, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe  shërbimin civil. 
  • Shkathtësi për t'u përshtatur me ndryshimin e prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të larta  analitike dhe të zgjidhjes së problemeve. 
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikimi personal, përfshirë shkathtësinë për të krijuar dhe mbajtur  marrëdhënie besimi me udhëheqësin e institucionit dhe stafin që ai/ajo e menaxhon. 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Aplikacioni i cili plotësohet online me rastin e aplikimit (konsiderohet si CV dhe vlerësohet nga Komisioni);
  • kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • dëshmi për përvojën e punës / vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që  përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë; 
  • letër motivimi; 
  • kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës; 
  • dëshmi nga institucioni që nuk ka në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të  pushuar sipas Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët publik; 
  • dëshmi që nuk ka një masë disiplinore për largim nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit (për  kandidatët që janë zyrtare publik dëshmia lëshohet nga institucioni/et përkatës në të cilën ka punuar zyrtari në  pesë vitet e fundit). dandidatët e jashtëm paraqesin deklaratën me shkrim të vetë-nënshkruar, për të dëshmuar se  ndaj tyre nuk ka pasur masë disiplinore të largimit nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit. 
  • certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit; 
  • vërtetim mbi aftësinë mjekësore për të vepruar. 
  • si dhe çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe  të deklaruara në aplikacion. 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak 

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet, do të shpallet më së largu deri më datën 14/06/2022, në portalin e  rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net ) 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim – maksimumi 50 pikë 
  • Intervista – maksimumi 50 pikë 

Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar  

  • Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 19/07/2022

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil  të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shikime 3,423
Kategoria Administratë
Skadon 04/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management