Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZITA:                            Real Estate Agent

REFERENCA:                     MC-028/5-21

QYTETI:                            Marigona Residence

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, Anem Real Estate Industrinë e Agjencive të Patundshmërive, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Real Estate Agent.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të dalë në terren dhe të sigurojë oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
  • Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin shitjes ose qira dhënies.
  • Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetet dhe kufizimet gjeografike.
  • Të përgatisë përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postojë në sistemin online të shitjes.
  • Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
  • Të përpilojë raportin e shitjeve.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet Bachelor në Patundshmëri apo Administrim Biznesi).
  • Përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Personalitet i afërt për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre.
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Paga bazë + Bonuse.
  • Bonusi atraktiv varësisht nga realizimi i shitjes në përqindje.
  • Orari i punës prej 10:30 deri 17:30 nga e hëna deri të premten ndërkaq të shtunën 10:30 deri në 15:30.
  • Telefon dhe kompensim të shpenzimeve të tij.
  • Transporti i organizuar për në Marigonë dhe anasjelltas.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë të madhe dhe ekip profesionist.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 29.05.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Shikime 817
Kategoria Ndërtimtari & Patundshmëri
Skadon 29/05/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management