Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Doni të punoni në një ambient të bukur, me standarde Evropiane dhe me produkte premium, atëherë mos hezito të aplikoni në pozitat e lira te Oil-Ks Shpk, distributor i produkteve të brendit CASTROL Gjerman në Kosovë, ju mirëpresim.

Financier/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Marrja e porosive nga sistemi, apo agjentët;
  • Pranon dhe përpunon porositë, dhe siguron fakturimin e kompletuar dhe të saktë të të gjitha porosive;
  • Verifikimi i fletëporosisë me faturim.
  • Mbajtje kontakti me agjentët apo shoferët për ndryshime eventuale;
  • Kalkulimi i mallit të blerë, importet, blerjet Investive, kalkulimi i kostove të blerjeve: shpenzimet doganore, transporti dhe shpenzimet tjera përcjellëse të perfshira në kalkulim;
  • Faturimi i porosive sipas kërkesës/fletporosisë;
  • Fajllimi i rregullt i dokumentacionit fizik;
  • Rakordimi i arkës me pasqyrat bankare
  • Regjistrimi i llogarive të pagueshme dhe llogarive të arkëtueshme
  • Menaxhimi i Aseteve Fikse; llogaritja e amortizimit, regjistrimi i aseteve të reja dhe shlyerja e atyre të vjetëruara.
  • Pajtimi i llogarive të aksioneve në softuerin e kontabilitetit
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme të kontabilitetit dhe financave të kërkuara nga menaxhmenti
  • Përgjegjësi të tjera që kanë të bëjnë me kontabilitetin, financat ose administrimin siç kërkohet nga menaxhmenti

Kualifikimet:

  • Magjistraturë në Ekonomi, Bankë dhe Financa, ose fusha të tjera përkatëse
  • Preferohet pesë (5) vite përvojë pune në Departamentin Financave;
  • Trajnime dhe Certifikime në fushën përkatëse janë përparësi;
  • Komandim i shkëlqyeshëm i MS Office, njohuri të avancuara të MS Excel (krijimi i tabelave dhe përdorimi i funksioneve financiare Excel)
  • Përvoja praktike me programin e kontabilitetit ALPHA
  • Kuptim i mirë i Legjislacionit Tatimor
  • Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze ose Gjermane është e domosdoshme (të folurit, të shkruarit dhe të lexuarit janë thelbësore)
  • Aftësi të shkëlqyera organizative
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese
  • Të posedojë patent shoferin Kategoria B

Shikime 1,770
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 17/06/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management