Korporata Rugove
Vende të lira të punës (3)
Shpërndaje
	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për këto pozita të hapura të punës:

1. MENAXHER I CILËSISË (DRELAJ, PEJË)

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

  • Mbikëqyr të gjitha proceset e filtrimit dhe periodikisht bën kontrollin e cilësisë gjatë prodhimit;
  • Përmbush pritjet e klientëve lidhur me cilësinë e produkteve;
  • Heton shkaqet e problemeve të cilësisë dhe propozon zgjidhje;
  • Kontrollon prodhimin nëse është sipas standardeve të vendosura;
  • Si dhe punë dhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

KRITERET E PUNËSIMIT:

  • Të ketë të përfunduar studimet e larta në drejtimin përkatës;
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në pozitën e lartcekur, ose në punë të tjera të ngjashme;
  • Përvoja në industrinë ushqimore/lëngjeve do të konsiderohet përparësi;
  • E preferueshme njohja e ndonjë gjuhe të huaj, sidomos asaj angleze.

2. NDIHMËS MIRËMBAJTËS I PAJISJEVE DHE ELEKTRIKES (DRELAJ, PEJË)

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

  • Ndihmon mirëmbajtësin në kryerjen e punëve ditore të tij;
  • Bën servisimin e pajisjeve hidro-elektrike sipas nevojës;
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.;
  • Si dhe punë dhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

KRITERET E PUNËSIMIT:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme - drejtimi teknik (ndërtimtari, makineri, elektro, hidro) ose të ngjashme;
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;
  • E preferueshme njohja e gjuhëve të huaja, sidomos asaj angleze;

3. MIRËMBAJTËS I OBJEKTIT (SHKABAJ, PRISHTINË)

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

  • Ndihmon mirëmbajtësin në kryerjen e punëve ditore të tij;
  • Bën servisimin e pajisjeve hidro-elektrike sipas nevojës;
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.;
  • Si dhe punë dhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

KRITERET E PUNËSIMIT:

  • Diplomë e shkollës së mesme (e preferueshme, por jo obligative);
  • Përvoja e punës e ngjashme është e preferueshme;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore dhe punë nën presion;

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit të karrierës.

ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Kandidatë që shprehin iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 7 prill 2019, kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

 

TAGS: Korporata Rugove, PejeKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 6557
Kategoria Të tjera
Skadon 16 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US